Drejtori i Juventus: “Nuk çuditem për Marotta-n te Inter…”

Futboll

Drejtori i Juventus: “Nuk çuditem për Marotta-n te Inter…”

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 22:15
Drejtori i Juventus

Drejtori Sportiv i Juventus, Paratici vendoset në mbështetje të yllit bardhezi, Cristiano Ronaldo, që ndodhet aktualisht në mes të një stuhie të ashpër, pas rihapjes së akuzave për përdhunim. Drejtuesi i lartë i “Zonjës së Vjetër” ka folur gjithashtu edhe për të ardhmen e Administratorit të Deleguar, Beppe Marotta, që ka njoftuar largimin nga Juventus.

“Nuk e di nëse jemi favoritë. Në këto vite kemi punuar shumë dhe kemi diskutuar dy finale të Champions League. Në katër sezonet e fundit kemi regjistruar rezultate të mira dhe kemi merituar konsideratën”, u shpreh drejtuesi i Juventus Fabio Paratici, duke folur për Champions League. “Do të tentojmë të bëjmë edhe më mirë, pra të fitojmë trofeun e Champions, por nuk varet vetëm nga programi ynë. Ronaldo? Tashmë jemi pozicionuar. Cristiano është një person shumë i thjeshtë që e kemi njohur për mirë, është një profesionist i jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Është shumë i angazhuar në sociale. I japim të gjithë mbështetjen tonë dhe kemi një konsideratë të madhe për atë”, vijoi Paratici.

E paevitueshme pyetja mbi lamtumirën e Marottas: “Beppe te Inter? Nuk do të çuditesha, sepse është një drejtues i madh. Në dhjetë vitet e fundit ka qenë më i madhi, bashkë me Galliani. Shpresoj që të jetë i lumtur, qoftë edhe në një tjetër klub italian. Deri tani më ka dalë mbarë të qëndroj tre hapa pas. Është një çështje karakteriale. Do të vijoj të bëj punën time sa më mirë të mundem për një Juve gjithmonë e më të fortë”, deklaroi Paratici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat