Shqipëria gati për Jordaninë, mendjen te Izraeli

Futboll

Shqipëria gati për Jordaninë, mendjen te Izraeli

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:17
Christian Panucci

Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet në miqësore me Jordaninë, e cila luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin në Elbasan. Një test i mirë para ndeshjes të së dielës në udhëtim kundër Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, foli për gjendjen e grupit, futbollistëve që nuk i ka thirrur. Kemi disa lojtarë që luajnë pak minuta. Binaku, Grezda, Mavraj?  “Ata duhet të luajnë, pasi kanë luajtur pak minuta kohët e fundit, në klubet ku luajnë”, ka thënë Pannuci. Ai mendon se lojtarët kanë punuar mirë: “Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja”.

Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore? “Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri”, ka thënë ai. Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë… “Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve, dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo. Besim Demiri ka qenë nga më të mirët javët e fundit në Ukrainë, por nuk është thirrur… Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë, dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur, do jetë gjithmonë në vështrimin tonë”, përgjigjet Panucci. Një reflektim pas Skocisë, thatë që kaq limite ka pas humbjes në Skoci. E vërtetë?

“Nëse skuadra jonë shkon në Skoci, dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Edhe Basha që nuk ishte rikuperuar. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë, tha Panucci. Pika më e fortë e Izraelit në ndeshjen e parë, ishin dy sulmuesit shumë të shpejtë. Do ndryshojnë lojtarët në mbrojtje, apo mënyra e mbrojtjes? “Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin.

Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë”, tha Panucci, i cili planifikon t’i jap hapësirë disa lojtarëve të rinj. “Nesër Vrioni do e shohim nesër, dhe ky është një rast për të rinjtë. Të gjithë janë të disponueshëm, mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit. Është një portë e hapur, për lojtarët e Shpresave, dhe ata që nuk janë thirrur tani”, ka thënë Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat