Pas 825 ditëve dhe 600,000 € shpenzime, përse vazhdon Mourinho të jetojë në një suitë hoteli?

Futboll

Pas 825 ditëve dhe 600,000 € shpenzime, përse vazhdon Mourinho të jetojë në një suitë hoteli?

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 06:51
Jose Mourinho

Nëse Jose Mourinho do të shkarkohet eventualisht nga Manchester United, të paktën nuk do të ketë stresin e shitjes së shtëpisë.

Mourinho ka 825 ditë që jeton në qytetin e Manchester-it, që kur është regjistruar në Lowry Hotel më 6 korrik të 2016-ës por akoma nuk ka gjetur një shtëpi të tijën.

Familja e tij vazhdon të jetojë në Londër dhe vajza e tij, Matilde, është diplomuar në Universitetin e Arteve të Londrës gjatë verës ndërsa i biri, Jose Mourinho Jnr, ka luajtur te Fulham deri në prillin e 2017.

Trajneri portugez ka një kontratë deri më 2020 në Old Trafford  por gjithsesi ka vendosur të qëndrojë në një hotel sesa të blejë një rezidencë në Cheshire, një zonë të pasurish ku zakonisht qëndrojnë milionerët e futbollit.

Mourinho jeton në një nga suitat e hotelit luksoz. Një suitë e tillë kushton 750 euro në javë çka do të thotë se ai i ka kushtuar klubit 600,000 euro që kur u transferua në Manchester nëse ka paguar çmimin që shfaqet online.

Suita ka një hapësirë të madhe dhe një pamje të bukur nga lumi. Gjithashtu ka një dhomë ndenjeje të ndarë dhe një kuzhinë të vogël. Ajo duket më tepër si një apartament sesa një dhomë hoteli, teksa ka plot gjashtë dhoma.

Hoteli i ka të gjitha, si sauna, palestër dhe zonë spa-je. Shërbim dhome 24 orë dhe një mëngjes tipik anglez.

Hierarkia e klubit thuhet se nuk shqetësohet për qëndrimin e Mou në hotel. Ai zakonisht nuk qëndron më shumë se tre vite në një klub por nëse përballon momentin e keq të United duhet të fillojë të shohë një apartament të tijin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat