Juventusi raportohet se e ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madrid për uruguaianin, Rodrigo Bentacur.
Sipas Goal.com, paraqitja e tij si për Uruguain në Botëror dhe Juventusin kishte bërë që Diego Simeone ta kërkonte atë.
Duke marrë në konsideratë se ai mund të largohej pasi që ka një numër të madh mesfushorësh si Sami Khedira dhe Miralem Pjanic, Atletico Madrid kishte menduar që bardhezinjtë do ta lirojnë Bentacurin.
Megjithatë, gjiganti i Torinos u përcaktua për ta mbajtur pasi që e konsideron atë të ardhmen e tij.