Çmenduri e Serbisë, shqiptarin e Kosovës e bëjnë të vetin!

Futboll

Çmenduri e Serbisë, shqiptarin e Kosovës e bëjnë të vetin!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:15
Çmenduri e Serbisë, shqiptarin e Kosovës e bëjnë të vetin!

Gënjeshtrat e Serbisë nuk kanë të sosur, ata jetojnë me ëndrra të shumta dhe madje shtetasit e shteteve tjera i paraqesin si të Serbisë.  Sportivja “Sportski Zurnal” ka bërë një përshkrim skandaloz, duke e bërë Fatos Beqirajn e Kosovës, si pjesë të Serbisë.

Ky është turp i shovenistëve serb. Ky shkrim pa pikë morali gazetaresk të cilësosh Beqirajn nga Peja si shtetas të Serbisë. Kjo është skandal!   Sonte në orën 20.45 Mali i Zi luan me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa ky farë portali serb ka paraqitur pesë futbollistë që luajnë për Malin e Zi,  vijnë nga Serbia. Ata shkruajnë se  Beqiraj është nga qyteti i Pejës në Kosovë, krahinë jugore e Serbisë! Filip Stojkoviq, Marko Simiq, Mirko Ivaniq, Adam Marushiq dhe Fatos Beqiraj janë pjesë e kombëtares së Malit të Zi, por sipas këtij portalit këta janë të lindur në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat