Ndeshja Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë me “Air Albania” drejt Tel Avivit

Futboll

Ndeshja Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë me “Air Albania” drejt Tel Avivit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 16:48
Air Albania

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, do të udhëtojë me linjën më të re “Air Albania” në transfertën që do të zhvillojë në Izrael, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një foto të avionit të shoqëruar me shkrimin: “AIR ALBANIA çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv”.

Kombëtarja kuqezi do të përballet me ekipin e Izraelit për të vendosur fatet e këtij grupi, pasi të tre ekipet janë me nga 3 pikë dhe një fitore e Shqipërisë në këtë sfidë do të ishte shumë e rëndësishme për të vijuar në fazat e mëtejshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat