Mohamed Salah është rikthyer në Liverpool pas lëndimit të marrë mbrëmë gjatë ndeshjes mes Egjiptit dhe Svazilandës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Afrikës.
Ylli i Liverpoolit dhe i Egjipti e ka pësuar një lëndim në minutën e 88’ të ndeshjes, ku pastaj u largua.
Salah shënoi një supergol nga korneri, që ishte goli i katërt dhe i fundit për Kombëtaren e Egjiptit në fitoren 4-1 ndaj Svazilandës, ky ishte goli i parë pas katër ndeshjeve pa shënuar për Salahun.
“Është një zgjatje e muskulit, nuk besoj që është diçka serioze”, ka thënë asistenti i trajnerit të Egjiptit.
Ylli egjiptian është parë në qendrën stërvitore të Liverpoolit, Melwood, pasi e vizitoi stafin mjekësor të klubit anglez, ku pritet t’i bëjë testimet e radhës për ta konfirmuar lëndimin e tij.
Ndeshja e radhës së Liverpoolit është kundër Huddersfieldit, të shtunën më 20 tetor.