Zvicra për pikë të plota në Reykjavik

Futboll

Zvicra për pikë të plota në Reykjavik

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:51
Xhaka në veprim

Kombëtarja e Zvicrës ka hedhur pas shpine humbjen me rezultat 2:1 në Bruksel nga Belgjika dhe tani fokusin e ka për takimin e të hënës mbrëma (20.45) në Reykjavik ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme të grupit 2 të Ligës së Kombeve në futboll.

Zvicra është e mobilizuar për pikë të plota ndaj Islandës mjaft të papërshtatshme. Në petkun e Zvicrës paraqiten katër shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Albian Ajeti dhe Florent Hadërgjonaj.

Zvicra deri me tash ka një fitore e një humbje në grup, kurse Islanda të vetmen humbje me 6:0 nga zviceranët.  Islandë – Zvicër pritet të jetë me rivalitet të madh, ndërsa tradita është në anën e zviceranëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat