Lukaku i thur elozhe klubit nga Serie A, a po ndodh transferimi?

Futboll

Lukaku i thur elozhe klubit nga Serie A, a po ndodh transferimi?

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 09:52
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është i gatshëm që të kaloj në Serie A.

Romelu Lukaku ka thënë një intervistë për ‘La Gazetta dello Sport’, se ai do ta dëshironte kalimin në Serie A.

Për më shumë, sulmuesi belg i ka thurur lëvdata Juventusit dhe Maxi Allegrit.

“Juentusi është aktualisht një top skuadër, ndoshta njëra ndër top dy apo tre klubet më të mira në botë”, ka thënë Lukaku, përcjell “lajmi.net”.

“Ata kanë lojtar fenomenal dhe një trajner të shkëlqyer. Ata tentojnë në çdo sezon të jenë më të fort”.

“Cristiano Ronaldo është tashmë lojtar i dëshmuar, mirëpo ju shikoni edhe Paul Dybalan që po shkëlqen, ndërsa më pëlqen edhe Douglas Costa. Ata kanë lojtarë të jashtëzakonshëm në çdo pozitë”, ka thënë më tej belgu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat