Shtohen problemet për Valverden, Barcelonës i lëndohet edhe një mbrojtës

Futboll

Shtohen problemet për Valverden, Barcelonës i lëndohet edhe një mbrojtës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:16
Barcelona

Kampionët e Spanjës po përballen me shumë telashe në fazën e mbrojtjes.

Pas Samuel Umtiti i cili do të mungojë deri në muajin dhjetor, Barcelonës tani i është lënduar një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për Thomas Vermaelen, i cili u lëndua në ndeshjen me kombëtaren e Belgjikës, përballë Zvicrës.

32-vjeçari ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth gjashtë javë.

Tani trajneri Ernesto Valverde ka në dispozicion vetëm Gerard Pique dhe Clement Lenglet në këtë fazë mjaft të rëndësishme të sezonit për ekipin katalanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat