Tenton vetëvrasjen pasi që e kishte rrahur burri

Gjakova

Tenton vetëvrasjen pasi që e kishte rrahur burri

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 12:24
Ilustrim

Një grua në Gjakovë ka tentuar ta vrasë veten pasi që fillimisht ishte rrahur nga bashkëshorti i saj.

Policia raporton se ka arrestuar bashkëshortin e saj ndërsa viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë viktima pasi që është rrahur fizikisht nga i dyshuari(të dy të përkatësisë rome) në shenjë revolte ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar sasi të barërave.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe është liruar, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat