Hoti: Komuna e Gjakovës duhet të merret si shembull për të mirë nga komunat tjera

Gjakova

Hoti: Komuna e Gjakovës duhet të merret si shembull për të mirë nga komunat tjera

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 15:06
Hoti, Gjakovë

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës në komunën e Gjakovës është pritur në takim nga kryetarja e saj Mimoza Kusari Lila, nga e cila u njoftua për zhvillimet ekonomike dhe për projektet zhvillimore të kësaj komune.

Kusari Lila tha se Komuna e Gjakovës është e përkushtuar që shumë projekte komunale t’i realizojë me Partneritet Publiko Privat ku edhe shprehu mirënjohje për përkrahjen që Komiteti i Partneritetit Publiko Privat po i jep kësaj Komune.

Ministri Hoti tha se “duke pasur parasysh që udhëheqja komunale është e lidhur drejtpërsëdrejti me qytetarin, komuna e Gjakovës duhet të merret si shembull për të mirë edhe nga komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet zhvillimi i bizneseve nga udhëheqësit komunal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e kësaj komunë”.

Ai duke shprehur përkrahjen e tij për kryetaren e Gjakovës për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në komunën e Gjakovës, bëri të ditur se “me kryetaren Mimoza Kusari Lila në takim kemi diskutuar shumë çështje me interes për qytetarët e kësaj komune, në veçanti projektin e rrugëve për hyrje daljet në qytetin e Gjakovës. Dhe shpresojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kuvendin Komunal të Gjakovës”.

Ndërsa, kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila tha se me ministrin Avdullah Hoti përveç projektit të rrugëve për hyrje daljet në komunë, është biseduar edhe për kërkesat buxhetore dhe projekte të tjera kapitale.

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në komunën e Gjakovës, së bashku me drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe Ndërmarrjen Publike “Aeroporti i Gjakovës” si dhe NTP “Wear&Go” rrobaqepësi si dhe qumështoren “Golaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat