Qyteti i Gjakovës po bëhet “Qytet i Menqur”

Gjakova

Qyteti i Gjakovës po bëhet “Qytet i Menqur”

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në komunën e Gjakovës, është inauguruar sistemi për shtyllat multifunksionale, shtylla këto që do të shfrytëzohen në mënyrë praktike për komunikimin kryesor në mes të qytetarëve, Komunës së Gjakovës dhe Policisë së Kosovës.

Takimin e ka hapur kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila, e cila në fjalën e saj hyrëse është shprehur se ky është një koncept që e kemi prezantuar qysh në fillim të mandatit për qytetin e menqur, dhe sot po inaugurohet vetëm një pjesë e saj ku do të ndahen informatat në mes të qytetarëve dhe vendimmarrësve. Kryetarja Kusari Lila ka shtuar se ky projekt do të kontribuoj në zhvillim të përgjithshëm të jetës së qytetarëve si dhe ka falënderuar UNDP-në dhe Agjensinë Austriake për Zhvillim të cilët bashkë me komunën kanë qenë financues kryesor të këtij projekti.

Në këtë takimka folur edhe përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo e cila është shprehur shumë e kënaqur me bashkëpunimin e komunës së Gjakovës me UNDP, për projektet që promovojnë rritjen e transparencës dhe anti-korrupsionin, duke theksuar që deri tani në Gjakovë janë implementuar disa prej tyre si e-rekrutimi, e-prokurimi që rrisin transparencën në komunë. Ajo më tutje ka shtuar se Gjakova është e para e cila po avanson në aspektin digjital jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, duke e kompletuar figurën e qytetit të menqur.

Njëherit, Albulena Zaimi përfaqesuese e ADA ka përshendetur projektin e Qytetit të Menqur duke potencuar si një projekt të rëndesishem dhe te nevojshëm për komunen e Gjakoves dhe se ADA do mbetet bashkëpunëtore me Komunen e Gjakoves në te ardhmen.

Në fund të këtij takimi, nga Fatos Stavileci është prezantuar për pjesën teknike rreth funksionit të shtyllave digjitale, projektit të Smart City dhe rolit që luajnë ato në jetën e qytetarëve.

Ndryshe, këto shtylla do të përdoren për:

Kamerat e sigurisë
Senzorët e ndryshëm për Smart City (matjen e temperaturës, shtypjes së ajrit, lagështisë së ajrit, ndotjes së ambientit, shpejtësisë dhe drejtimit të erës, matjes se reshjeve te shiut etj.),
Pikave kyçëse wireless - WiFi për qasje në gjakovaportal.com dhe shërbimet tjera komunikuese
LED Panelët Informues (për të paraqitur informacione të ndryshme).
Sistemi i zërimit publik (sistemi i alarmimit, i njoftimeve me zë etj.)
Ndriçimi i mençur

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat