I vihet dryni Aeroportit të Gjakovës, lëshojnë punën të gjithë punëtorët

Gjakova

I vihet dryni Aeroportit të Gjakovës, lëshojnë punën të gjithë punëtorët

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 20:06
ilustrim

Aeroporti i Gjakovës nga sot në mëngjes ka mbetur edhe pa rojet e sigurisë. Përfundimisht i është vendosur dryni këtij aeroporti qe edhe ashtu ishte jo funksional.

Menaxhmenti e ka lëshuar punën komplet dhe sot i kanë thënë edhe punëtoreve të sigurimit që mos të dalin në punë.Sipas tyre, menaxhmenti as bordi nuk kanë marrë paga tash e tre muaj. Kështu ka bërë të ditur një burim i portalit INFOKUSI i cili ishte i punësuar në këtë Ndërmarrje Publike.

Ai ka treguar se pasuria e këtij Aeroporti dhe i gjithë kapitali aty nga sot është në mëshirën e askujt për shkak se nuk ka asnjë punëtor aty. Arsye e largimit edhe të punëtorëve të sigurimit ka qenë papërgjegjësia e institucioneve qe nuk kanë treguar aspak interesim për këtë Ndërmarrje Publike.

“Nuk janë paguar paga qe 3 muaj dhe kjo është arsye pse sot kanë braktisur punën edhe punëtorët e sigurimit. Aty ka miliona euro kapital. Investime qe i janë dhuruar ndërmarrjes nga KFORI Italian pas largimit të tyre nga kjo bazë”, ka thënë ky burim i portalit,  duke kërkuar qe mos t’i publikohet emri.

Ndryshe, Aeroporti i Gjakovës  në vitin 2014 mori statusin e Ndërmarrjes Publike. Qeveria e Kosovës atë kohë  kishte angazhuar 7 punëtorë për ruajtjen e aseteve. Mbi 30 milionë euro janë investimet qe i kishte bërë KFOR-it në këtë Aeroport. Ndërsa vetëm vlera e pajisjeve është rreth 9 milionë euro. Nj? vit me vonë Qeveria e Kosovës kishte emëruar edhe bordin e kësaj ndërmarrje, sikur edhe në të gjitha rastet tjetra komplet me anëtar dhe të afërt të partive në pushtet.

Sidoqoftë, funksionalizimi i tij shihet si një mundësi reale për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për zhvillimin e qytetit.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila në kohën sa ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë e ka promovuar këtë Aeroport si mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Por si duket tani pak i intereson fati i këtij Aeroporti. Ndërsa, institucionet qendrore si duket nuk janë marrë fare me atë se çfarë po ndodh atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat