Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës

Gjakova

Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 13:28
Pamje nga tubimi

Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës, ku për herë të parë në këtë qytet merrni pjesë të gjitha strukturat drejtuese të këtij subjekti nga Shqipëria të prira nga Kryetari Artur Roshi dhe stafi i tij, nga Ilirida të prirë nga Sazan Papraniku dhe stafi tij si dhe nikoqirët të prirë nga Kryetari Gazmend Islami, Nënkryetari Bekim Baftiu dhe stafi i tyre.

Në këtë tubim u shpalos platforma politike dhe ekonomike e BKD-së për Kosovë gjithashtu edhe platforma e përgjithshme e BKD-së për territoret shqiptare. ArturRoshi foli për rolin e Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri dhe historikun e Ballit, gjithashtu edhe për platformën e përbashkët ekonomike, sociale dhe arsimore, foli që me një qeverisje të djathtë do të bënim unifikimin e teksteve shkollore që nga klasa e parë deri në universitete, gjithashtu edhe taksat doganore mes dy shteteve të jenë në formën që e kanë në BE.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë Gazmend Islami foli rreth keqqeverisjes në Kosovë dhe në komunën e Gjakovës, foli rrethe nepotizmit të madhë, korrupsionit të lartë dhe klanet mafioze që kanë kapur shtetin. Me të djathtën në qeverisje e me Ballin Kombëtar Demokrat, Kosova do të jetë më ndryshe dhe Gjakova do të frymojë lirshëm. U bë edhe anëtarësimi i më shumë se 100 të rinjve të qytetit të Gjakovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat