Prezantohet i Platforma Digjitale për Pjesëmarrje Publike në Gjakovë

Gjakova

Prezantohet i Platforma Digjitale për Pjesëmarrje Publike në Gjakovë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:17
Mimoza Kusari

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me OSBE sot ka linçuar një aplikacion shtesë për qytetarët e Gjakovës, për të ofruar mundësinë e shprehjes së lirë në formë elektronike në mënyrë që të jetë më e afërt me qytetarët  në planifikimet buxhetore apo investimet kapitale të komunës.

Në këtë prezantim fillimisht fjalën e ka marr kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila ka shprehur falënderime të veçanta për OSBE-në për mbështetjen financiare në këtë projekt në mënyrë që komuna vazhdimisht të mbaj kontakte me banoret për planifikimet buxhetore apo projektet strategjike komunale, si dhe rregulloret dhe vendimet komunale. Ajo ka shtuar se ky aplikacion do të ju mundësojë në kohë reale mundësinë që vetë banorët e një bashkësie lokale apo fshati të komunikojnë rreth një ideje që do prezantohet nga një qytetarë i komunës ose nga vet kryetari i bashkësisë lokale.

 

Ndërsa, Christopher Tuetsch, Drejtor i Departamentit të Demokratizimit në OSBE, është shprehur se kjo platformë digjitale është e një rëndësie të veçantë pasi që pjesëmarrja e publikut është thelbësore për një demokraci funksionale. Z. Tuetsch ka falënderuar po ashtu për bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës duke qenë të hapur për të futur në përdorim një platformë të tillë innovative për pjesëmarrje.

Në fund, është prezantuar aplikacioni si dhe format e përdorimit të platformës digjitale për pjesëmarrje po ashtu është hapur diskutimi për pjesëmarrësit.

 

Ndryshe përmban këto të dhëna:

 

·         Të gjitha bashkësitë lokale dhe fshatrat të cilat janë të nxjerra me vendim nga Asambleja Komunale janë të përfshira në hartën interaktive të Gjakovës të ndara me rrugë

·         Mundësinë e plasimit nga banorët apo komuna, të një ideje, diskutimi, rekomandimi, nevoje, plani, tek Kabineti i Kryetares apo Drejtoritë Përkatëse.

·         Mundësinë e votimit të një numri të caktuar rreth idesë, rekomandimit apo ndonjë kategorie tjetër.

·         Qasjen më të lehtë në raport me komunitetin dhe komunën dhe të drejtën e shprehjes së lirë në aktivitetet e komunës.

Rritjen e transparencës dhe llogaridhënës si dhe vendimmarrjen më të lehtë në raport me komunë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat