Mbahet Mbledhja e bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovës

Gjakova

Mbahet Mbledhja e bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjakovës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:55
Mbledhja e bordit të Drejtorëve

Nën kryesimin e kryetares së Komunës, Mimoza Kusari-Lila, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar 6 pika të rendi të ditës.

Fillimisht nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale, Basri Komoni, është paraqitur shqyrtimi i kërkesë për përcaktimin e një anëtari të ri  me profesion neurolog për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, pikë kjo që u aprovua nga përfaqësuesit ekzekutiv të komunës. Shqyrtimi i kërkesës për  nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në kuadër të projektit “Turizmi kulturor dhe shkollat profesionale” është propozuar nga drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Silvana Domi, ku për këtë pikë të rendit të ditës është kërkuar nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila, që të prezantohet me shkrim programi apo plani i aktiviteti që do të organizohet me nxënës të shkollave profesionale.

Po ashtu në këtë mbledhje është raportuar mbi dëmet e shkaktuara nga vërshimet  e datës 07,08, 09 dhe 12 Nëntor 2016 nga drejtori i Emergjencave Ndue Muçaj, i cili ka theksuar se dëmi nga këto vërshime arrin shumën prej dyqind e tetë mijë euro, ku janë të përfshira dëmet në infrastrukturë publike, dy ura të dëmtuara në vlerë prej 31,700 euro, dëmet në bujqësi arrijnë shumën prej 56,132 euro, dhe dëmet në ekonomi familjare në shumë prej 120,500 euro. Komisioni për vlerësimin e dëmeve ju ka drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës dhe Ministrive përkatëse për mbështetje.  

Në fund është shqyrtuar edhe  kërkesa për mbështetje financiare të festivalit të Radiostacioneve “Radiofest 12” , që është paraqitur nga  Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Bordi i Drejtorëve ka vendosur që këtë manifestim ta përkrah me një shumë prej  750 euro.    

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat