Rahoveci kryeqyteti i agro biznesit të Kosovës

Gjakova

Rahoveci kryeqyteti i agro biznesit të Kosovës

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 12:22
Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, me bizneset e ndryshme te Komunës se Rahovecit dhe ka bërë vizitë në bodrumin e verarisë “Stone Castle” dhe kompaninë “Osa Termosistem’, ku u prite nga drejtuesit këtyre kompanive

(E plotësuar)- Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi është takuar me bizneset e ndryshme te Komunës se Rahovecit dhe ka bërë vizitë në bodrumin e verarisë “Stone Castle” dhe kompaninë “Osa Termosistem’, ku u prite nga drejtuesit këtyre kompanive.

Kelmendi tha se Rahoveci është kryeqyteti agroindustrial i Kosovës, dhe do të ishte mirë që të vazhdojë ta mbaj këtë titull, por duke bërë një avancim edhe më të madh të prodhimtarisë bujqësore, njëkohësisht duke marrë për bazë edhe këshillat nga ekspertët e USAID-it që janë duke punuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai tha se duke marrë këshillat e ekspertëve dhe duke njohur tregun ndërkombëtar e bënë të mundur që prodhimet e Kosovës të jenë më të shitura me një çmim më të mirë, po ashtu duke iu përshtatur tregut ndërkombëtar dhe duke e kuptuar se çka kërkohet më shumë në interes të shtimit të prodhimit dhe shtimit të profitit, duke fituar ju fiton edhe Kosova.

“Rahoveci është kryeqyteti i agroindustrialë  i Kosovës, mirë është me vazhduar me mbajt këtë titull për të bërë një avancim edhe më të madh të prodhimtarisë bujqësore. Forma e prodhimtarisë bujqësore duhet në fakt me përdorë instruksionet dhe ekspertët e USAID-it që janë duke punuar në territorin e Kosovës, për arsye se ekspertiza e tyre, njohja e tregut ndërkombëtar na bënë që prodhimet tona me qenë të shitura me një çmim më të mirë se sa ndoshta që shiten sot”, tha Kelmendi.

Ai bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë sa më shumë institucionet dhe ekspertët në mënyrë që të avancojnë me format e prodhimit bashkëkohor.

Përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune, shfaqen sfidat me të cilat po ballafaqohen në zhvillimin e veprimtarisë së tyre biznesore duke kërkuar ndihmën e qeverisë në avancimin dhe përmirësimin e prodhimtarisë.

Përfaqësuesi i verarisë “Stone castle”, Artur Camaj kërkoi ndryshimin e ligjit të prokurimit publik, duke iu dhënë përparësi prodhuesve vendor në procedura tenderuese.

“Është shumë  e vërtet se Rahoveci është qendër e biznesit dhe do të vazhdojmë me mbajt  këtë me përkushtueshmëri më të madhe dhe fanatizëm, por na duhet gjithmonë edhe përkrahja e Qeverisë. Ideja e qeverisë për të përkrahur një biznes duhet me filluar prej gjërave më të imta deri te ato më të mëdhatë. Sa herë që vijnë qeveritarët një ndër çështjet tona kryesore është stimulimi i bizneseve vendore ku një ndër to është edhe ligji i prokurimit publik, ku ne kemi goxha kundër thënie me atë ligj, i cili përveç në Kosovë çdo ku tjetër thotë se biznesi vendor ka përparësi në tënd rim”, theksoi Camaj.

Gjatë këtij takimi, drejtori për Ekonomi Zhvillim dhe Turizën në komunën e Rahovecit, Avdullah Kryeziu, falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe paraqiti një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të bizneseve në këtë komunë, duke theksuar se në periudhën janar-nëntor ka qenë një trend i mirë i regjistrimit të bizneseve.

Kelmendi: Rahoveci të bëhet fuqi agro-industriale

Në vazhdën e vizitave nëpër komuna të Kosovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi sot ka takuar kryetarin e Komunës se Rahovecit, Idriz Vehapin, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e zhvillimit ekonomik e veçanërisht për stimulimin e sektorin të bujqësisë në këtë komunë.

Kelmendi duke vlerësuar lartë të arriturat në bujqësi në këtë komunë, theksoi se fermerët e kësaj komune kanë nevojë për mbështetje më të madhe institucionale që të kenë të hyra më të mëdha financiare si fermerë bujqësorë.

Ai kërkoi të ndryshohet forma e dhënies së granteve dhe subvencioneve për bujqit rahovecianë.

“U informova për së afërmi për ndërtimin e zonës ekonomike të pa zgjidhur në komunën e Rahovecit. U informova mbi të arriturat në sektorin e bujqësisë, duke pasur parasysh se kjo komunë ka nevojë të jetë jo vetëm zonë agrare, por të jetë agro-industriale që disa prodhime të prodhuarave këtu të përpunohen dhe t’iu shtohet vlera, në mënyrë që fermerët të kenë të hyra më të mëdha. Po ashtu, biseduam si mund të ndryshohet ndoshta edhe forma e granteve në funksion të fuqizimit të fermerëve dhe me ndryshuar formën e dhënies së granteve siç ka qenë në të kaluarën. Subvencionet për produktet bujqësore janë lider, andaj ky është një qytet i fuqishëm agro-industrial”, theksoi Kelmendi. 

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Idriz Vehari duke kërkuar që të zhbllokohet projekti për ndërtimin e zonës ekonomike në këtë komunë, kërkoi edhe mbështetjen e Qeverisë për stimulimin e fermerëve për prodhimet bujqësore.

“Biseduam kryesisht për çështje ekonomike, duke pasur parasysh Rahovecin si një nga komunat bujqësore kryesisht, por biseduam edhe për ciklet tjera të prodhimit për finalizimin e këtyre produkteve bimore që zhvillohen në tokat e Rahovecit. Zëvendëskryeministri është një njeri me përvoja sa i përket kësaj fushe, andaj, patën bisedë edhe për agrozona, e cilat nuk është filluar të ndërtohet edhe pse ka qenë e planifikuar shumë vite më herët. Ne morën zotimin e zëvendëskryeministrit që do të interesohet me instancat qendrore që të zhbllokohet kjo situatë por biseduam edhe për çështje të tjera, kryesisht ekonomike që të filloj vendi, komuna jonë por edhe komunat tjera një zhvillim mbarë ekonomik”, tha Vehapi.

Në kuadër të kësaj vizite, zëvendëskryeministri, Kelmendi është takuar edhe me përfaqësues të bizneseve në Rahovec.

Kelmendi: Rahoveci është qytet i fuqishëm agro-industrial, të përkrahen fermerët

Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, ka qëndruar sot në Rahovec ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Idriz Vehapi.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se gjatë takimit është biseduar për çështjet me karakter ekonomik, si dhe për fusha të tjera.

Ndërsa zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, tha se fermerët e kësaj komune kanë nevojë të kenë të hyra, për shkak se sipas tij Rahoveci është një qytet i fuqishëm agro-industrial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat