Qyteti Fort Dodge i shtetit të Iowa-s në Amerikë ka vendosur marrëveshjen e binjakëzimit me komunën e Gjakovës.
Me rastin e vendosjes së kësaj marrëveshje, për vizitë në SHBA ishte edhe e para e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari.
“E lumtur të takoj sot në Des Moines, kryeqytetin e Iowa-së në SHBA, në takime të ndara, Guvernatorin e shtetit z. Terry E. Branstad dhe Sekretarin e Shtetit z. Paul D. Pate. Guvernatori Branstad, ka punuar dhe ka mbështetur me vite bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Iowa dhe tani edhe pse i caktuar nga Presidenti i zgjedhur z. Donald Trump të shërbejë si Ambasador i SHBA-ve në Kinë, ai prapë do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe programin e partneritetit” ka deklaruar Kusari.
Ndër të tjera është bërë e ditur që është biseduar për bashkëpunime të mëtutjeshme në mes të qyteteve të Kosovës dhe atyre të Iowa-s.