Edhe PSHDK kundër arrestimit të Haradinajt

Gjakova

Edhe PSHDK kundër arrestimit të Haradinajt

Më: 9 janar 2017 Në ora: 20:55
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatë në Francë

Sot më datë 9 Janar 2017 , kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës dega në Gjakovë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën e thellë pas ndaljes në Francë të ish-Kryeministrit të Kosovës, komandantit të UÇK-së - ZO të Dukagjinit , Gjeneral Ramush Haradinajt.

PSHDK në Gjakovë e konsideron të papranueshëm këtë veprim të padrejtë dhe reagon ndaj kësaj ndalese krejtësisht të pakuptimt. Konsiderojmë se është cenuar thellë shtetësia e Kosovës dhe institucionet e saj.

Shteti i Francës duhet të distancohet nga mbeturinat e diktatorit Millosheviç në Serbi të cilët edhe sot vazhdojnë të prekin thellë në jetën dhe demokracinë e shtetit të Kosovës.

Kërkohet nga autoritetet franceze lirim sa më i shpejtë i Ramush Haradinajt ndërsa nga autoritetet shtetërore të Kosovës kërkohet ndërprerja e çfarëdo dialogu me Serbinë derisa ajo të heqë dorë nga destruktiviteti i vazhdueshëm ndaj Kosovës.

PSHDK-ja në Gjakovë përkrah protestën gjithëpopullore që do të mbahet të Mërkuren me datën 11.01.2017 në orën 11:55 në Gjakovë dhe ju bënë thirrje të gjithëve për pjesëmarrje në përkrahje të Ramush Haradinajt, thuhet në komunikatën e PSHDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat