Hapet ekspozita me dëshmi nga krimet e luftës në Gjakovë (KUJDES! Pamje të rënda)

Gjakova

Hapet ekspozita me dëshmi nga krimet e luftës në Gjakovë (KUJDES! Pamje të rënda)

Më: 16 janar 2017 Në ora: 15:01
Ekspozita

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin e Hulumtimeve për Krimet e Luftës në Kosovë, Shkëndije Hoda, veterane e UÇK-së, ish oficere në TMK dhe bashkëpunëtore e Institutit, hap ekspozitën me fotografi nga krimeve të luftës në komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

Shkëndije Hoda tha se të gjitha fotografitë në këtë ekspozitë janë mbledhur nga vetë ajo. “Shumicën e fotografive, përfshirë fotot nga masakrat, djegiet, etj., i kam bërë vetë, në bashkëpunim me ish nënoficerët e TMK-së, Bashkim Hoxha, Afrim Dobruna, Mimoza Shala e Besfort Katona. Ndërkohë fotografitë e kriminelëve serb i kemi marrë/gjet në shtëpitë e serbëve...”, tregon Hoda.

Ekspozita hapet të martën, datë 17 janar, nga ora 11:00, dhe do të jetë e hapur deri ditën e premte, datë 20 janar, në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi, në Gjakovë. Gjakova është dëshmitare e përjetimeve të krimeve gjatë luftës së fundit në Kosovë, 1998-1999.

Kjo ekspozitë paraqet fotografi reale nga masakrat, djegiet dhe dëmet në komunën e Gjakovës, ndërkohë që ka të faktuara edhe fotografi të kriminelëve të luftës, pjesëmarrës në masakrat e shumta në gjithë territorin e Gjakovës.

Ekspozita është e ndarë në tre pjesë:

1. Masakrat e kryera në popullatën e Komunës së Gjakovës,

2. Djegiet dhe shkatërrimet e pronave dhe trashëgimisë kulturore, dhe

3. Fotot e kriminelëve serb, pjesëmarrës në luftë në Komunën e Gjakovës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat