Një rrugë në rrethinat e Gjakovës me emrin Sali Bukolla

Gjakova

Një rrugë në rrethinat e Gjakovës me emrin Sali Bukolla

Nga: Beqir SINA Më: 23 janar 2017 Në ora: 07:11
Rruga Sali Bukolla

GJAKOVË : Siç njofton nga Gjakova veprimtari i shquar gjakovar, Dr Besnik Bardhi, në profilin e tij në medien sociale Facebook, në nderim dhe respekt për atdhetarin e paepur, Sali Bukolla më 22.1.2017, një rrugë e lokale e Komunës së Gjakovës, ka marr emrin "Rruga Sali Bukolla "

Familja Bukolla ka faleminderuar Miqtë e dashamirët e tij

,Luan Bukolla nga SHBA, shkruan se sot, unë dhe familia ime, Bukolla, jemi të përulur dhe përkulur para juve.

Familja Bukolla nga Nju Jorku, shkruan, se ajo është nderuar nga fshati i tyre, Babaj i Bokës, dhe komuna e Gjakovës.

Ata thonë :"Sot, rruga kryesore që lidh Gjakovën me fshatin, Babaj i Bokës, e mori emrin e babait tim, Sali Bukolla, dhe një pjes e rrugës se fshatit e mori emrin, Vëllezërit Bukolla (për kusherinjt e mi, Zenun dhe Musa Bukolla).

Në emer të familjes sime, Bukolla, me nënën, Cymë Ismail Nezaj, vëllaun, Lulzimi, motrat, Pranvera dhe Gonxhja, Fisniken time, Mejremi, djemt, vajzat, nipat, mbesat, dhe gjithë farefisin, Bukolla, i falënderojm nga thellësia e zemëres, Hoxhën e Fshatit, i nderuari, Smajl Mustafa; Kryeplakun e Fshatit, i nderuari, Ramë Tali; Kryetarin e Fshatit, i nderuari, Arber Zenel Sadiku; Kryetaren e Komunës se Gjakovës, e nderuara, Mimoza Kusari-Lila; dhe ish-Kryetari e Gjakovës, i nderuari, Dr. Pal Lekaj."

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat