Gjakova tash e disa orë në terr, sipas Pal Lekajt

Gjakova

Gjakova tash e disa orë në terr, sipas Pal Lekajt

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 18:54
Ilustrim

Qytetarët e Komunës së Gjakovës tash e disa orë janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur ish kryetari i kësaj komune, tash shef I Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.

Në postimin e tij në Facebook, Lekaj  ka akuzuar qeverinë e Kosovës për premtime të rrejshme ndaj qytetarëve të vendit, se do të kenë furnizim me energji elektrike për 24 orë në ditë.

“Qytetarët e Komunës së Gjakovës, po ballafaqohen me orë të tëra pa rrymë elektrike, ku mbeti premtimi i Qeverisë 24 h më rrymë, ky është KEDS-i , që po i vjedh qytetarët e Kosovës. Këto janë investimet e kompanive mashtruese në Kosovë”, ka shkruar Lekaj në postimin e tij në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat