Mimoza Kusari thotë se Hadi Shehu gjurmë tek secili shqiptar

Gjakova

Mimoza Kusari thotë se Hadi Shehu gjurmë tek secili shqiptar

Më: 12 mars 2017 Në ora: 14:23
Kryetarja e qytetit të Gjakovës, Mimoza Kusari

Kryetarja e qytetit të Gjakovës, Mimoza Kusari ka shprehur ngushëllimet e saja për vdekjen e aktorit kosovarë, Hadi Shehu.

“Prehu në paqe Hadi Shehu, ikona e Teatrit dhe biri i Gjakovës, aktori i kombit. U rritëm me frymëzimin e jetësimit tënd të burrave të kombit si, Sulejman Vokshin, Bajram Curri, Betim Kosovën e shumë të tjerë, ndërsa sot në mëngjes u rreshtove krahas tyre në botën e përjetësisë”, thuhet në telegram ngushëllimin e Mimoza Kusarit.

Kusari thotë se me veprën dhe kontributin e tij, Hadi Shehu ka lënë nga një gjurmë tek secili shqiptar anë e kënd botës, prandaj edhe dhimbja për humbjen e tij nuk është dhimbje vetëm e familjes Shehu dhe të afërmëve të tij, por është dhimbje e tërë popullit shqiptar.
 
“Emri dhe kontributi i Hadi Shehut do të mbesin gjithmonë në botën tonë mbuluar nga nderi, lavdi dhe krenaria për gjithçka që ai ka dhënë për vendin dhe popullin e vet. Nder dhe respekt i përjetshëm për të madhin Hadi Shehu!”,ka shkruar kryetarja e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat