Premtohet funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës

Gjakova

Premtohet funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës

Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:33
Kryeministri Isa Mustafa, ka vizituar të dielën Aeroportin e Gjakovës

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe përkujdesje të veçantë të Qeverisë qendrore për arsye se kontributi i këtij qyteti në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit, është i pamohueshme.

Mustafa këto komente i ka bërë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjakovë. Ai tha se në këso përvjetore përkujtojmë veprimtarët e LDK-së që kontribuuan në themelimin dhe zhvillimin e këtij subjekti, dhe mbi të gjitha nëpërmjet LDK-së, të japin kontributin e tyre të pamohueshme për shtet ndërtimin e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Mustafa përmendi edhe Aeroportin e Gjakovës, ku tha se duhet ta shndërrojmë në një aset që do të mburret e tërë Kosova.

Mustafa: Qytetarët presin të krijojmë kushte që të jetohet më mirë

“Ajo që duhet të bëjmë sot është që pasuritë që pasuritë që i kemi trashëguar në Kosovë, edhe materiale, edhe njerëzore t’i vejmë në shërbim të këtij vendi. Kjo është detyra jonë, nuk është detyrë e jonë vetëm të themi partia më e mirë, jemi partia më demokratike, jemi partia që ofrojmë zgjidhje më të mirë por ato zgjidhje duhet t’i ofrojmë sepse qytetarët tanë, këta të rinj kërkojnë nga Qeveria që ajo të krijojë kushte që të jetohet më mirë, të kenë punë dhe të kenë perspektivë në Kosovë, dhe roli jonë është që të realizojmë këtë perspektivë“, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se janë edhe shumë objekte të tjera ekonomike në Gjakovë, për të cilat po bëjnë përpjekje maksimale që të zgjidhet statusi i tyre dhe të vihen në funksion të punësimit dhe zhvillimit të Gjakovës.

Mustafa: Gjakova meriton shumë më shumë

“Deshëm ta pranojmë apo jo, Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe përkujdesje të veçantë të Qeverisë qendrore, edhe tani edhe në të ardhmen për arsye se kontributi i Gjakovës në çlirimin e vendit, në shtetndërtimin e vendit është i pamohueshme“, tha Mustafa.

Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola është shprehur i bindur kryesia qendrore dhe organet e partisë në Gjakovë do të reflektojnë me një përfaqësim më të mirë të degës.

Gola: Po hartojmë platformën politike për zgjedhjet lokale

“Dega e LDK-së po përgatitet për hartimin e platformës politike për zgjedhjet lokale të vitit 20017 , këto përgatitje i kemi filluar në të gjitha nëndegët, kemi filluar t’i kontaktojnë të gjitha komunitetet në mënyrë që platforma jonë të jetë një platformë gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ndryshe, Mustafa gjatë qëndrimit në Gjakovë ka vizituar edhe Aeroportin e Gjakovës. 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të dielën ka vlerësuar se Aeroporti i Gjakovës është një nga asetet më të rëndësishme të vendit tonë, i cili mund të shfrytëzohet për shumë të mira të shtetit dhe ka shprehur përkushtimin e qeverisë që ai drejton që në muajt e ardhshëm të punohet për funksionalizimin e këtij aeroporti.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një vizite që pati në këtë aeroport, ku prit nga kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrje publike, Vlora Gojani, si dhe nga anëtarët tjerë të bordit drejtues.

Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, si dhe kryetari i LDK-së dega në Gjakovë, Luan Gola, kryeministri Mustafa u njoftua nga afër për punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës.

Pas takimit me drejtuesit, kryeministri Musatafa vazhdoi të vizitojë nga afër edhe asetet dhe pajisjet ekzistuese, ku u njoftua se vlera e këtyre aseteve është rreth 10 milionë euro.

Mustafa: Aeroporti i Gjakovës, aset tepër i rëndësishëm i Kosovës

“U morëm vesh me kryeshefen ekzekutive të aeroportit që gjatë muajit prill të vijmë këtu bashkë me ministrat përkatës, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, atë të Transportit, Financave dhe ministri i FSK-së për t’u ulur dhe për të parë çka duhet të bëjmë ne me këtë aeroport, sepse është fjala për një aset tepër të rëndësishëm të Kosovës, i cili me sa mora vesh nga kryeshefja e ka vlerën mbi 10 milionë euro të pajisjeve dhe asaj çfarë është këtu. Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, para se gjithash, çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij aeroporti. Është në një vend të mrekullueshëm dhe është një aset që ka nevojë të shfrytëzohet ose për udhëtar ose për mallra, ose për FSK-në, apo ushtrinë e ardhshme të Kosovës”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të funksionalizohet së shpejti Aeroporti i Gjakovës, Mustafa tha se në muajt e ardhshëm do të punojnë për këtë çështje.

Mustafa: Në muajt e ardhshëm do të punojmë ta funksionalizojmë

“Ne gjithsesi do të punojmë në muajt në vijim, do ta funksionalizojmë, do të sigurojmë mjete për stafin që punon këtu që të ketë mjete edhe për sigurimin e Aeroportit edhe për operimin e tij. Po ashtu, u morëm vesh që të bëjmë një studim fizibiliteti nga i cili do të del rezultati konkret se si është mënyra më e mirë  e shfrytëzimit të këtij aeroporti”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, falënderoi kryeministrin Mustafa për vizitën, duke thënë se nga ky takim do të fitojnë të dy anët.

Gojani: Jemi drejt funksionalizimit të këtij aeroporti

“Biseduam për sfidat për të gjitha aktivitetet, për gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës, por edhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij aeroporti”, tha ajo.

Megjithëse, aktualisht i braktisur, në të ardhmen ky aeroport mund të shërbejë si mundësi për rritjen dhe avancimin e aviacionit civil në vend apo edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera. Funksionalizimi i tij do të nënkuptonte zhvillim ekonomik për qytetin dhe vende të reja të punës për qytetarët.

Mustafa: Qeveria e përkushtuar për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të dielën Aeroportin e Gjakovës, me ç’rast ka theksuar përkushtimin e qeverisë që ai drejton që në muajt e ardhshëm të punohet fuqishëm në funksionalizimin e këtij aeroporti.

Pas takimit me drejtuesit dhe vizitës së aseteve e pajisjeve ekzistuese, kryeministri Mustafa, ka bërë të ditur se  shumë shpejt, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, të Transportit, të Financave dhe të FSK-së, do të vizitojnë këtë Aeroport dhe do të shqyrtojnë mundësitë se si të veprohet më tutje.

Për më tepër, kryeministri Mustafa tha se ky është një aset tepër i rëndësishëm i Kosovës, i cili aktualisht ka një vlerë mbi 10 milionë euro të pajisjeve dhe ndërtesave.

“Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, por para së gjithash çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij aeroporti. Aeroporti është në vend të mrekullueshëm dhe shumë të përshtatshëm. Është një aset për të cilin ka nevojë Kosova që të shfrytëzohet ose për udhëtarë, për mallra, ose si shkollë e pilotimit ose për FSK-në apo Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Image

Ai ka theksuar se në muajt e ardhshëm do të punojnë për funksionalizimin e këtij aeroporti, ndërsa janë dakorduar që të bëhet edhe një studim i fizibilitetit nga i cili do të del rezultati konkret se si është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtij aeroporti.

Nga ana e saj, kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për vizitën, e ka njoftuar për aktivitetet dhe për të gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës.

“Mirëpo, njëherësh i ndamë edhe të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë të dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, është aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij Aeroporti”, tha Gojani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat