Mustafa: Gjakova meriton shumë më shumë

Gjakova

Mustafa: Gjakova meriton shumë më shumë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 18:42
Mustafa në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjakovë.

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe përkujdesje të veçantë të Qeverisë qendrore për arsye se kontributi i këtij qyteti në çlirimin dhe shtet ndërtimin e vendit, është i pamohueshme.

Mustafa këto komente i ka bërë në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Gjakovë. Ai tha se në këso përvjetore përkujtojmë veprimtarët e LDK-së që kontribuuan në themelimin dhe zhvillimin e këtij subjekti, dhe mbi të gjitha nëpërmjet LDK-së, të japin kontributin e tyre të pamohueshme për shtet ndërtimin e Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Mustafa përmendi edhe Aeroportin e Gjakovës, ku tha se duhet ta shndërrojmë në një aset që do të mburret e tërë Kosova.

Mustafa: Qytetarët presin të krijojmë kushte që të jetohet më mirë

“Ajo që duhet të bëjmë sot është që pasuritë që pasuritë që i kemi trashëguar në Kosovë, edhe materiale, edhe njerëzore t’i vejmë në shërbim të këtij vendi. Kjo është detyra jonë, nuk është detyrë e jonë vetëm të themi partia më e mirë, jemi partia më demokratike, jemi partia që ofrojmë zgjidhje më të mirë por ato zgjidhje duhet t’i ofrojmë sepse qytetarët tanë, këta të rinj kërkojnë nga Qeveria që ajo të krijojë kushte që të jetohet më mirë, të kenë punë dhe të kenë perspektivë në Kosovë, dhe roli jonë është që të realizojmë këtë perspektivë“, tha Mustafa.

Mustafa shtoi se janë edhe shumë objekte të tjera ekonomike në Gjakovë, për të cilat po bëjnë përpjekje maksimale që të zgjidhet statusi i tyre dhe të vihen në funksion të punësimit dhe zhvillimit të Gjakovës.

Mustafa: Gjakova meriton shumë më shumë

“Deshëm ta pranojmë apo jo, Gjakova meriton shumë më shumë investime dhe përkujdesje të veçantë të Qeverisë qendrore, edhe tani edhe në të ardhmen për arsye se kontributi i Gjakovës në çlirimin e vendit, në shtetndërtimin e vendit është i pamohueshme“, tha Mustafa.

Kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola është shprehur i bindur kryesia qendrore dhe organet e partisë në Gjakovë do të reflektojnë me një përfaqësim më të mirë të degës.

Gola: Po hartojmë platformën politike për zgjedhjet lokale

“Dega e LDK-së po përgatitet për hartimin e platformës politike për zgjedhjet lokale të vitit 20017 , këto përgatitje i kemi filluar në të gjitha nëndegët, kemi filluar t’i kontaktojnë të gjitha komunitetet në mënyrë që platforma jonë të jetë një platformë gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ndryshe, Mustafa gjatë qëndrimit në Gjakovë ka vizituar edhe Aeroportin e Gjakovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat