Ri-konfirmohet bashkëpunimi dhe përkrahja nga USAID për Komunën e Gjakovës

Gjakova

Ri-konfirmohet bashkëpunimi dhe përkrahja nga USAID për Komunën e Gjakovës

Më: 6 prill 2017 Në ora: 15:41
Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila në takim shefin e misionit të USAID në Kosovë, James Hope

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila e ka pritur sot në takim shefin e misionit të USAID në Kosovë, James Hope, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritashme në komunën e Gjakovës dhe planet për të ardhmen.

Fillimisht kryetarja Kusari – Lila e ka falënderuar Hope për përkrahjen e vazhdueshme që USAID dhe Ambasada Amerikane po e jep për komunën e Gjakovës. Me këtë rast, kryetarja po ashtu vlerësoi faktin që Gjakova është një ndër pesë komunat e përzgjedhura për projektin e Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), projekt ky që ka në fokus transparencën dhe mbikëqyrjen e prokurimit.

Kryetarja Kusari – Lila ka përmendur projektet kryesore të Komunës së Gjakovës. Po ashtu, ka kërkuar që në të ardhmen USAID të mundësojë projekte që vënë në fokus zhvillimin e sektorit privat.

Në anën tjetër, Hope, ka ri-konfirmuar se përkrahja e USAID për komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë me vazhdimin e projekteve ekzistuese, qoftë me inicimin e projekteve të reja, të bazuara në kërkesat dhe nevojat e komunës së Gjakovës. Për më shumë, Hope u interesua se cilat janë format e inkuadrimit të të rinjëve dhe cilët hapa mund të ndërmerren bashkërisht për të krijuar projekte inovative për këta të rinj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat