Ja kush ishin 39 shqiptarët e “milicisë” serbe në Gjakovë në vitin 1998 (Dokument)

Gjakova

Ja kush ishin 39 shqiptarët e “milicisë” serbe në Gjakovë në vitin 1998 (Dokument)

Më: 7 prill 2017 Në ora: 22:03
ilustrim

Pas ofensivës së madhe në verën e vitit 1998 kundër pozicioneve të UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, shteti serb kishte formuar në disa fshatra të Gjakovës, por edhe në një pjesë të qytetit “milicinë lokale”.

Pjesë e kësaj “milicie” ishin edhe dhjetëra shqiptarë, të cilët përmes një marrëveshje me ish-shefin e policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja), i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve, u bën përfaqësues të disa fshatrave të Gjakovës.

Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 1998.

Këta shqiptarë kishin pranuar me dëshirë që t’i shërbenin Serbisë, derisa pjesa tjetër e popullsisë vritej, maltretohej dhe dëbohej nga shtëpitë e tyre.

Në një listë të pa publikuar ndonjëherë, të cilën e ka siguruar Republika.info, figurojnë emrat e 53 pjesëtarëve të kësaj “milicie lokale”, ku 39 prej tyre dalin të jenë shqiptarë. Në këto lista mund ta shihni edhe fshatin prej nga vijnë, numrin e tyre të letërnjoftimit, pastaj uniformën dhe numrin e armës që e kishin marrë në posedim.

Republika.info mëson se shumica e këtyre personave edhe tash ende i posedojnë revolet e pranuara asokohe nga Serbia për t’u mbrojtur nga UÇK-ja.

Më poshtë i gjeni emrat e shqiptarëve bashkëpunëtorë të Serbisë në vitin 1998 në rrafshin e Dukagjinit dhe fshatrat prej nga vijnë ata:

1. Pjetër Marashi – Ramoc;

2. Dedë Nrejaj – Ramoc;

3. Pashk Nrejaj – Dallashaj;

4. Sylë Sylaj – Rracaj;

5. Imer Vilson – Bërdosan;

6. Nue Minjici – Bërdosan;

7. Zef Marku – Bec;

8. Rexhë Musa – Bec;

9. Marasha Paja – Jahoc;

10. Nikollë Ukaj – Dol;

11. Nikollë Nikolla – Dol;

12. Mark Berisha – Nec;

13. Nue Gjupi – Fshaj;

14. Fron Marku – Dublibare;

15. Pashk Pren Luli – Dublibare;

16. Muharrem Ibra – Osek Hylë;

17. Mihill Abazi – Osek Hylë;

18. Isuf Ibraj – Osek Hilë;

19. Fazli Sulaj – Sheremet;

20. Zef Nreca – Pjetërshan;

21. Ibrahim Sadrija – Berjah;

22. Marjan Abazi – Madanaj;

23. Marjan Gjoka – Firzë;

24. Lush Kol Toma – Zhdrellë;

25. Halit Qerim Zyberi – Dobrosh;

26. Ibër Ibraj – Skivjan;

27. Muhamet Ibraj – Skivjan;

28. Sokol Abazi – Hereqë;

29. Kujtim Ibraj – Hereqë;

30. Albert Abazi – Osek Hilë;

31. Jakup Ibraj – Osek Hilë;

32. Isaj Ibraj – Dujakë;

33. Florim Rama – Dujakë;

34. Kamer Arifaj – Janosh;

35. Naser Arifaj – Janosh;

36. Gjyljeta Gjokaj – Gjakovë;

37. Elizabeta Dedaj – Gjakovë;

38. Hisen Ramoci – Koloni;

39. Ramadan Alija – Koloni.

Në lista mund t’i shihni edhe numrat e armëve që këta shqiptarë kishin marrë në posedim nga milicia e Serbisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat