Komuna e Gjakovës vazhdon me mbështetje dhe subvencionim të fermerëve

Gjakova

Komuna e Gjakovës vazhdon me mbështetje dhe subvencionim të fermerëve

Nga: Adem Lushaj Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:20
Bordi i Drejtorëve i Komunës së Gjakovës

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Gjakovës, kryesuar nga kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik për participim me njëzet përqind të vlerës totale të granteve nga organizata gjermane HELP, e cila edhe këtë vit do të ndaj grante për bizneset lokale të fokusuara kryesisht në sektorin e artizanateve në zhdukje, apo në shumë prej 9,200 euro nga vlera e përgjithshme prej 46 mijë euro.

Po ashtu, Bordi i drejtorëve ka përkrahur fermerët e kësaj komune, konkretisht subvencionimin e sektorëve lavërtari, pemëtari dhe perimtari me 25 copë moto kultivatorë të dorës. Në këtë takim janë përkrahur edhe disa nga aktiviteteve në fushën e kulturës si, aktivitetin tradicional të revistës memorial “Nura, Bejtullahu, Domi”, subvencionimin e Qendrës Kombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova” për manifestimin letrar “Në rrugëtim me Yllka Domin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat