KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Gjakova

KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Më: 15 prill 2017 Në ora: 11:21
Investimet në Llozicës

Investimi i rradhës që i vie rajonit të gjërë të Gjakovës nga KEDS, është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kahmotshëm me dy projekte madhore investive, për mëse 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i lartëpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti.

Image
Investimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat