Ministri Zharku përuron rrugës në Bishtazhin të Gjakovës

Gjakova

Ministri Zharku përuron rrugës në Bishtazhin të Gjakovës

Më: 19 maj 2017 Në ora: 06:34
Foto arkiv

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës në Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Ky projekt rrugor ka një gjatësi prej 1041 metrash, gjerësi prej 5 metrash, me një kosto prej 106,998.99 eurosh. 

Projektet e tjera në zhvillim të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Gjakovës janë: Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden, Faza II; asfaltimi i rrugës Rogovë - Dedaj; ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në Fshatin Demjan; ndërtimi i rrugës Dashinoc - Bardhaniq; Vazhdimi i asfaltimit të rrugës lokale Botushë - Koshare dhe asfaltimi i rrugës Pacaj - Dobrosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat