Ymeri takohet me gratë dhe vajzat e Gjakovës

Gjakova

Ymeri takohet me gratë dhe vajzat e Gjakovës

Më: 30 maj 2017 Në ora: 20:24
Kryetari Visar Ymeri

Në kuadër ta takimeve e tubimeve të shumta me qytetarë, Kryetari Visar Ymeri është takuar me gra dhe vajza nga komuna e Gjakovës.
 
Në tubimin e organizuar u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit politik dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së tyre në jetën publike e kontributin për të mirën e përgjithshme.
 
Kryetari Ymeri potencoi se qeverisja e VETËVENDOSJE!-s nuk mund të realizohet nëse nuk angazhohen të gjithë, pa dallim. Ai tha se vetëm së bashku mund ta bëjmë Kosovën të barabartë për të gjithë.
 
Kurse, nga ana tjetër u theksua nevoja për ndryshim, të cilët qytetarët e kanë në dorë dhe mund ta bëjnë me votën e tyre me 11 qershor, duke ofruar mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si i vetmi subjekt politik që e ka prioritet interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat