Nisma thotë se në dy shkolla të Gjakovës u është bllokuar takimi me qytetarët

Gjakova

Nisma thotë se në dy shkolla të Gjakovës u është bllokuar takimi me qytetarët

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 19:57
Fazli Hoxha, së bashku me kandidaten për deputete nga Nisma, Violeta Dema

Dega e Nismës për Kosovën në Gjakovë, thotë se kryetarit të saj Fazli Hoxha, së bashku me kandidaten për deputete nga Nisma, Violeta Dema, nuk ju mundësua te mbajnë aktivitetin e paraparë në dy shkolla të Gjakovës.

Përmes një reagimi për media,  Nisma për Kovën dega në Gjakovë thotë se edhe pse të njoftuar me kohë dhe zyrtarisht 48 orë para mbajtjes së takimeve parazgjedhore me qytetarët e Komunës së Gjakovës,  ata kanë hasur në bllokadë nga DKA, dhe zyrtarët komunalë me mbylljen SH.M.U." Mazllom Këpuska", sot në orën 16:00 dhe SH.M.U." Kelmend Rizvanolli", në orën 17:00.

“Në shenjë pakënaqësie, me dëshirën e një numri të konsiderueshëm të Qytetarëve defiluam nëpër qendër të Qytetit- Gjakovë. Të gjitha këto janë të argumentuara”, theksohet në reagimin e Nisma për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat