Kusari-Lila konfirmon vdekjen e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshejtë”

Gjakova

Kusari-Lila konfirmon vdekjen e kampionit të kërcimeve nga “Ura e Fshejtë”

Nga: Bota Sot Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:44
Sali Riza Gërqina

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e kampionit të shumëfishtë të kërcimeve, Sali Riza Gërqina, pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Saliu humbi jetën, aty ku e bëri historinë, derisa ka njoftuar se kërkimet për gjetjen e tij po vazhdojnë ende, shkruan Bota sot.

Ajo i ka shpreh ngushëllime familjes së tij dhe shoqërisë.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës:

Dje pasdite ka humbur jetën tragjikisht, kampioni i shumëfishtë i kërcimit nga "Ura e Fshejt" Sali Riza Gërqina.

Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij.

Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës. 

Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve.

Prehu në paqe kampion!/BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat