Kërkimet për Sali Gërqinën pa rezultat, familjarët kërkojnë ndihmën e zhytësit Ismail Kasumi

Gjakova

Kërkimet për Sali Gërqinën pa rezultat, familjarët kërkojnë ndihmën e zhytësit Ismail Kasumi

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 13:12
Pamje nga kërkimet

Familjarët e kampionit të hedhjes, Sali Gërqina, i zhdukur në lumin Drini i Bardhë, pas kërcimit nga Ura e Fshejtë  dy ditë më pare, kanë kërkuar ndihmën e zhytësit, Ismail Kasumi.

I është lënë hapësirë edhe sot ekipeve të FKS-së që të kërkojnë Gërqinën, dhe nëse nuk kanë sukses, Kasumi i ka thënë familjarëve se do të angazhohet nga nesër.

Ndryshe, Gërqina është zhdukur rreth orës 16:00 të pasdites së 27 qershorit pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat