Komuna e Gjakovës vazhdon me skemën e subvencioneve në sektorët e bujqësisë dhe shëndetësisë

Gjakova

Komuna e Gjakovës vazhdon me skemën e subvencioneve në sektorët e bujqësisë dhe shëndetësisë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:48
Mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve e kryesuar nga nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, ku fillimisht janë shqyrtuar akt përcjellësit e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje të bordit të drejtorëve janë shqyrtuar nëntë pika të rendit të ditës ku nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural janë propozuar tri pika të rendit të ditës për ndarjen e subvencioneve në sektorë të ndryshme të bujqësisë. Bordi i drejtorëve ka miratuar subvencionimin e sektorit të bletarisë për organizimin e dy aktiviteteve në vlerë prej 3,500 euro, subvencionimin e sektorit të pemëtarisë me fidanë të arrës dhe lajthisë me 9,000 euro si dhe subvencionimin e sektorit të blegtorisë me 100 makina mjelëse për fermerët në vlerë prej 27,000 euro. Gjithashtu, bordi i drejtorëve ka miratuar edhe listën prej 225 përfituesve të subvencioneve në shëndetësi për vitin 2017 e cila është prezantuar nga Drejtori i Shëndetësisë, Basri Komoni.

Image

Nga ana e drejtorit për Kulturë Rini dhe Sport, Meriton Ferizi, janë prezantuar tri kërkesa në fushën e kulturës që kishin të bëjnë me organizimin e festivaleve “Lyra Fest” dhe “Komedia Fest” si dhe filmin dokumentar për futbollistin “Lorik Cana”. Që të tri këto kërkesa kanë gjetur mbështetje nga bordi i drejtorëve i komunës së Gjakovës.
Gjatë kësaj mbledhje, janë shqyrtuar gjithashtu edhe dy kërkesa nga Drejtoria e Urbanizmit si dhe është  miratuar kërkesa nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik për promovimin e bizneseve të cilat kanë përfituar grante komunale.

Në fund të mbledhjes, është prezantuar edhe lista e përfituesve të banesave sociale ku nga 219 aplikacione të dorëzuara, komisioni vlerësues ka përzgjedhur 42 përfitues të banesave sociale të cilët kanë të drejtën e shfrytëzimit të këtyre banesave.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat