Driton Çaushi, kandidat i VV-së për kryetar të Gjakovës

Gjakova

Driton Çaushi, kandidat i VV-së për kryetar të Gjakovës

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 23:57
Driton Çaushi

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të kandidojë Driton Çaushin për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në vend.

“Aktivistët e Gjakovës e kanë zgjedhur deputetin e Republikës Driton Çaushin për kandidat për kryetar të Gjakovës. E urojmë z. Çaushi, të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kujtojmë se partitë politike kanë afat edhe 48 orë për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 22 tetorit në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat