Veseli pranon raportin e vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Gjakova

Veseli pranon raportin e vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:05
Kadri Veseli-Alojz Peterle

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim shefin e vëzhguesve të Bashkimit Evropian të angazhuar për mbikëqyrjen e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2017 në Kosovë, Alojz Peterle.

Me këtë rast, Peterle ia ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli raportin për zgjedhjet, ku përfshihen gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve nga Bashkimi Evropian.

Petrle tha se ka vendosur që raporti i vëzhguesve evropianë së pari t’i dorëzohet kryeparlamentarit Veseli.

Gjatë takimit me kryeparlamentarin Veseli, shefi i vëzhguesve evropianë ka inkurajuar Kuvendin e Kosovës që të bëjë reformën zgjedhore, e cila, sipas tij, duhet të ketë konsensus të gjerë politik.

Kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar vëzhguesit e Bashkimit Evropian për angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Veseli theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës do t’i përfshijnë brenda sistemit politik dhe legjislativ rekomandimet e dala nga raporti i vëzhguesve të Bashkimit Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin, meqenëse vëzhguesit e Bashkimit Evropian do të jenë të angazhuar edhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat