Gjini: Atë që do të bëjë në Gjakovë, shumë moti nuk është parë në këtë vend

Gjakova

Gjini: Atë që do të bëjë në Gjakovë, shumë moti nuk është parë në këtë vend

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:34
Ardian Gjini

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se kritikuar qeverisjen e drejtuar nga Mimoza Kusari-Lila, për të cilën thotë se nuk do të mbahet mend për ndonjë projekt të madh, derisa ka premtuar se në Gjakovë do të bëjë diçka që moti nuk është parë në këtë komunë.

I bindur se AAK do të fitojnë në këtë komunë, ai ka thënë se për çdo projekt do ta ketë edhe përkrahjen e madhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Gjini në një intervistë për Kp ka shpalosur në vija të trasha, programin me të cilin synon të marrë timonin e Gjakovës.

Gjini: Pushteti i kaluar nuk i motivoi njerëzit në Gjakovë

“Në tri pika e kemi ndarë pjesën tonë programore. Pika e parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, po është i elaboruar pse edhe qysh. Pika e dytë është me bërë Gjakovën një komunë ku njerëzit duan të jetojnë, duan ta zhvillojnë jetën dhe me u plak këtu.. Pika e tretë ka të bëjë me kushtin që t’i plotësojmë dy të parat. Me i bërë bashkë gjithë njerëzit e Gjakovës, mos me i përçarë, me nxjerrë më të mirën prej secilit njeri”, tha Gjini.

Mimoza Kusari-Lila, sipas tij, nuk ka jetuar në qytetin që e ka drejtuar dhe se për këtë arsye nuk i ka përjetuar problemet e qytetarëve.

Gjini: Kryetarja gjatë udhëheqjes nuk jetoj në Gjakovë

“Arsyeja kryesore është se për me i fituar zgjedhjet i ka rrit pritjet shumë, ka bërë premtime shumë të mëdha të cilat kanë qenë të parealizueshme. Nuk ka jetuar me qytetarë të vetë ish kryetarja e komunës, ka ardhur vonë në punë, ka shkuar herët prej punës. Kur nuk jeton në qytet nuk e sheh qysh është trafiku, nuk e sheh qysh është vend parkingut, nuk e ndien tymin e deponim që digjet krejt kohën”, tha Gjini.

Ai ka përmendur disa projektet të cilat janë nisur por që nuk kanë përfunduar.

Gjini: Qeverisja e AAK-së nuk do të jetë arrogante

“Një park i qytetit, ndërtohet që 4 vite dhe nuk është përfunduar, një fontanë 3 vite edhe nuk përfundohet. Ngrohtorja e re e qytetit për një mandat të plotë nuk iu është qit as gurthemeli. Janë shtruar disa rrugë me kubëza po nuk iu është dhënë karakter një qeverisje. Në qeverisje duhet me pas një karakter, duhet me u mbajt në mend me diçka, unë nuk e di çka mundet me thënë dikush që ka me u përmend në pranverë të vitit të ardhshëm kur vjen qeveria tjetër, sipas gjitha gjasave qeveria e AAK-së. Nuk kemi të drejt me u bërë arrogant ashtu”, tha Gjini.

Gjini shtoi se ajo çfarë duhet të bëhet në komunën e Gjakovës është mos me i gënjyer qytetarët dhe mos me iu rritë shpresat. Teksa thotë se për ish ndërmarrjet shoqërore do të zgjidhet çështja e tyre, pasi në krye të Qeverisë është kryeministri që vije nga AAK-ja.

Gjini: Atë që do të bëjë në Gjakovë do të jetë diçka që shumë moti nuk është parë në këtë vend

“Tani më nuk kemi nevojë me bërë presion se e kemi Qeverinë e udhëhequr prej Ramush Hardinaj, mirëpo duhet me bërë presion pozitiv që me u zgjidh statusi i ndërmarrjeve shoqërore të Gjakovës. Nuk mundet Komuna me e bërë, mirëpo Komuna duhet me bërë presion që të zgjidhet ai status në mënyrë që këto asete me qenë të shfrytëzueshme për qytetarët e Gjakovës. ... veç me i krijuar kushtet, se zhvillimin ekonomik e bëjnë njerëzit, nuk e bënë pushti, pushteti vetëm krijon kushte. Mendoj që ajo që ka me bërë Gjakova në katër vitet e ardhshme, ka me qenë diçka që shumë, shumë moti nuk e kanë parë.”, tha Gjini.

Si fokus tjetër i veçantë për Gjinin është edhe rinia, të cilët do të kenë shumë më shumë përkrahje se sa që kishte.

Gjini: Qendrat rinore do t’i subvencionojmë

“Ne duam me i rrit këto qendra, duam me i pas dy ose tri në të cilat nuk kanë me funksionuar si njëfarë forme, si inkubator të biznesit, ka me provuar diçka që komercializohet, mos me qenë vetëm lojë. Duam me i mbajt qendrat ekzistuese, me i subvencionuar edhe më shumë...Duam me provuar me pas investime prej diasporës, me i hap dyert komplet se çdo investim mundet me krijuar vende të punës edhe me rrit ekonominë”, tha Gjini.

Ai ka përmendur disa projekte të nisura nga ish pushteti i AAK-së, në Gjakovë si ai i shëtitores “Krena” e që nuk është zhvilluar,  ku sipas tij, në planin e AAK-së do të mund të përfitojnë mbi 100 prona private duke krijuar vende të reja të punës.

Gjini: Nuk ka justifikim, Gjakova është futur edhe më shumë në borxhe

“Unë pres që kryeministri Haradinaj me pas ndarje më të drejt të buxhetit se sa që e ka pasur Qeveria Mustafa, po iu tregoj që ka komuna të cilat brenda vitit ka marrë dhjetara miliona euro dhe Gjakova jo. Tani ka me pasur drejtësi në këtë drejtim, ka me pasur ndarje të barabartë të buxhetit”, tha Gjini.

Ai ka përmendur si investime në infrastrukturë që do të realizohen nga niveli qendror e që do të ndikojnë në Gjakovën siç është gjysmë rrethi i Gjakovës,  rruga e hapur Istog-Pejë –Deçan-Gjakovë-Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat