Dhurata Hoxha: PDK edhe në Gjakovë tejkalon kuotën gjinore për kuvendin komunal

Gjakova

Dhurata Hoxha: PDK edhe në Gjakovë tejkalon kuotën gjinore për kuvendin komunal

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 19:42
Dhurata Hoxha

Sot, është bërë prezantimi i 13 kandidateve për Kuvendin e Gjakovës nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës, ku ishte e pranishme Ministrja Dhurata Hoxha, deputetet Sala Berisha-Shala, Evgjeni Thaçi, Safete Hadërgjonaj si dhe kryetari i Degës së PDK-së dhe njëherësh deputet, Hajdar Beqa.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se përbërja e kësaj liste, siguron nivel të lartë përfaqësimi dhe fitore për PDK-në, duke garantuar përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Gjakovës jo vetëm për gratë.

PDK-ja edhe në Gjakovë, prijetare në përkrahjen e grave, ka theksuar Ministrja Hoxha, nominoi më shumë gra se parashihet me kuotën gjinore.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Me kënaqësi mora pjesë në prezantimin e kandidateve për Kuvendin e Gjakovës, nga Lista e Partisë Demokratike të Kosovës. Përbërja e kësaj liste, siguron nivel të lartë përfaqësimi dhe fitore për PDK-në, duke garantuar përfaqësim dinjitoz jo vetëm për gratë.

Në Gjakovën e dijes e kulturës, të punës e universitetit, në Gjakovën e sakrificës dhe përkushtimit për shtet, Gruaja Demokratike ka dhënë përgjigje të qëlluar të përfaqësimit ndaj sfidës së 22 Tetorit.

PDK-ja edhe në Gjakovë, prijetare në përkrahjen e grave, nominoi më shumë gra se parashihet me kuotën gjinore, andaj, jo vetëm 13 kandidateve për Kuvendin komunal, por edhe Listës së PDK-së dhe kandidatit për kryetar, Ramadan Hotit, urime dhe suksese! Urime ndryshimi!

Forca e ndryshimit#94”, ka shkruar Ministrja Dhurata Hoxha.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat