Fitorja e Vetëvendosjes do ta bëjë të qajë Ardian Gjinin, thotë Ymeri

Gjakova

Fitorja e Vetëvendosjes do ta bëjë të qajë Ardian Gjinin, thotë Ymeri

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 17:54
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë në tubimin e Vetëvendosjes në Gjakovë se fitorja e Driton Çaushti e Vetëvendosjes në këtë qytet, do ta bëj me vaj Ardian Gjinin e AAK-së, por edhe kundërkandidatët tjerë në garën për zgjedhjet lokale.

“Gjakova do të lirohet nga keqqeverisja nga shpërfillja dhe nga degradimi”, pohoi Çaushi.

“Ardian Gjinin do ta shohim të shqetësuar dhe të brengosur, në vaj për humbjen e tij. Me Driton Çaushin do ta bëjmë ekonominë të fuqishme për të gjithë qytetarët”.

“Komuna sot është e tjetërsuar nga qytetarët, shërbimet pushteti i trajton si mallra që i marrin vetëm ata që kanë”.

“Ardian Gjini sot e ditët në vazhdim do ta dëgjoni duke folur për lumenjtë, por si ministër i ambientit kishte firmosur për degradimin e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat