Kurti: Me Ditonin kryetar ne do t’ia shtojmë shoqërisë ekonominë

Gjakova

Kurti: Me Ditonin kryetar ne do t’ia shtojmë shoqërisë ekonominë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 22:25
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Gjakovë, ku u prezantua kandidati për kryetar të komunës, Driton Çaushi dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, premtuan zhvillim të ekonomisë dhe shkëputje të saj nga klanet e atyre që kanë qenë në pushtet.

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se të ditën e diel të datës 22, në muajin e dhjetë të vitit, numri 10-të i Vetëvendosjes është zgjedhja dhe zgjidhja për secilën ditë për katër vitet e ardhshme me Dritonin kryetar, e me Vetëvendosjen në qeverisje.   

Kurti: Me Ditonin kryetar ne do t’ia shtojmë shoqërisë ekonominë

“Me Ditonin kryetar ne do t’ia shtojmë shoqërisë ekonominë, ekonomisë prodhimin, sepse prodhimi i bënë njerëzit punëtorë dhe punëtorët qytetarë. Nuk ka vend më të përshtatshëm se sa Gjakova për këto ndryshime, sepse këtu ekziston edhe dija, edhe triada edhe dëshira”, tha Kurti.

Kurse kandidati për kryetar të Gjakovës, Diton Çaushi tha se për asnjë çmim nuk do të lejojnë kthimin  e atyre ditëve të errëta, ku qeverisja lokale personifikohej prej krimit dhe nepotizmit.

Çaushi: Qeverisja aktuale nuk ka arritur ato që kishte premtuar

“Ne gjithashtu zotohemi se mundemi shumë më shumë se kaq. Qeverisja aktuale qartë nuk ka arritur ato që kishte premtuar, nuk ka arritur pritjet e qytetarëve dhe shpresat që ishin zgjuar në vitin 2013”, tha Çaushi.

Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri tha se në Gjakovë u thanë që ekonomia është aq e fuqishme, sa që për 15 vite s’ka lëvizur fare.

Ymeri: Ekonomia nuk ka lëvizur fare nga vendi

“E kjo të dashur qytetarë është e vërtetë. Ekonomia nuk ka lëvizur fare nga vendi, ajo ka mbetur te anëtarët e familjes dhe anëtarët e partisë, nga radhët e atyre që kanë udhëhequr me këtë komunë. E me Driton Çaushin do e kthejmë ekonominë të politika e do e vejmë atë në lëvizje dhe do e bëjmë një mend të fuqishme”, tha Ymeri, raporton KosovaPress.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat