Kusari-Lila: Nuk ka parti më të madhe se Gjakova

Gjakova

Kusari-Lila: Nuk ka parti më të madhe se Gjakova

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 13:59
Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës.

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës me të cilët ka bashkëbiseduar rreth qeverisjes katër vjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës.

Kusari-Lila ka theksuar se edhe përkundër vështirësive të shumta të qeverisjes lokale dhe mos përkrahjes nga qeveria e Kosovës, ne kemi arritur të bëjmë projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Komunës së Gjakovës!

“Është shumë  rëndësishme që projektet që kemi filluar tash e katër vite, të finalizohen në një mandat të ardhshëm për të vulosur suksesin në Gjakovë. E këtë do ta arrijmë me barazi dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë dhe punojnë me nder”  është shprehur Kusari Lila. Mbi të gjitha, ajo ka thënë se ndjehet shumë e nderuar kur sheh fytyrat e buzëqeshura të njerëzve pasi qe  kjo është formë e madhe e falënderimit dhe motiv  shtytës për të vazhduar edhe më fuqishëm rrugëtimin në të ardhmen.

Po ashtu, para të pranishmëve ajo ka prezantuar edhe listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale nga Alternativa për të cilën ka thënë që është lista më e mirë dhe gjithëpërfshirëse që ka prezantuar ndonjë subjekt politik deri më tani.

Përfaqësues të pensionistëve, kanë shprehur mirënjohje të thellë për punën e deritanishme të kryetares Mimoza Kusari Lila duke e uruar atë që të vazhdoj edhe më tutje me punën dhe vullnetin e palodhshëm për të kontribuar për Gjakovën.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat