Paraqitja e 25 Zotimeve të VV-së për Gjakovën nga Driton Çaushi - Bota Sot
Paraqitja e 25 Zotimeve të VV-së për Gjakovën nga Driton Çaushi

Gjakova

E martë, 12 dhjetor 2017

Paraqitja e 25 Zotimeve të VV-së për Gjakovën nga Driton Çaushi

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:02
Driton Çaushi

Gjakova është ndër komunat e cila ka pësuar dëmet më të mëdha nga papërgjegjësia e qeverisjeve të papërgjegjëshme. Duke mos pasur asnjëherë qëllim interesin e qytetarit të Gjakovës dhe zhvillimin e kësaj komune, pas luftës, Gjakova u degradua nga një qytet i zhvillimit që numëronte shumë fabrika në një vend të stagnimit dhe korrupsionit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është e interesuar që të ia ndërrojë këtë kahje qytetit të Gjakovës, dhe të sjellë barazi, rend e mirëqenie për të gjithë. Për këtë, kandidati për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, në bashkëpunim me aktivistë e profesionistë të fushave të ndryshme kanë përgatitur programin e përbërë nga 25 zotime, që trajtojnë problemet themelore të Gjakovës.

Sot, kandidati për kryetar i Komunës së Gjakovës, z. Driton Çaushi ka paraqitur 25 zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë komunë. Rritja e fondit të bursave për studentët dhe nxënësit, transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor, rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit, hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive,  strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale, rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra, shërbimi këshillimor dhe trajnime për fermerët, si dhe hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”, janë disa nga zotimet që ka shpjeguar kryetari i ardhshëm i Gjakovës para publikut.

Ai ka thënë që këto 25 pika janë hapi fillestar për ta sjellur ndryshimin jashtëzakonisht të nevojshëm për Gjakovën, për të sjellur zhvillim e përparim në këtë Komunë

25 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për Komunën e Gjakovës:

Projekti “Ringjallja e hapësirave publike”, lagje më lagje. 

Hapja e 3 çerdheve të reja, në qendër të qytetit dhe në lagjet Dardani e Brekoc. 

Pajisja e shkollave me laboratore, mjete konkretizuese dhe kënde të leximit.

Shujta falas për nxënësit të klasave 1-5.

Rritja e fondit të bursave për studentët dhe program për mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.

Transparencë të plotë gjatë rekrutimit të stafit të ri në sistemin arsimor.

Organizimi i garave të dijes për shkollat fillore dhe të mesme.

Dyfishimi i ekipit mobil emergjent dhe modernizimi i laboratorit për analiza në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Aktivizimi i barnatoreve kujdestare.

Hapja e Qendrës Multifunksionale Rinore dhe njohja e punës vullnetare.

Organizimi i Programit të punës praktike për nxënësit e shkollave profesionale.  

Rigjallërimi i sportit në Gjakovë, me plan dhe me buxhet - Hartimi dhe jetësimi i “Stategjisë për Zhvillimin e Sportit në Gjakovë”.

Rivitalizimi i Stadiumit të Qytetit duke përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e tij.

Hyrje falas për të gjithë pensionistët gjatë aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Strehimi i rasteve sociale përmes banesave komunale.

Gjysmë milioni euro grante për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të deri në fund të mandatit dhe ndarje transparente dhe profesionale e tyre.

Organizimi i seancave këshilluese dhe trajnime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me aktivitet prodhues e turistik dhe sektorit të shërbimeve. 

Menaxhim efikas i mbeturinave. 

Shtimi i hapësirave për parkingje publike dhe menaxhim efikas i tyre.

Investimi në hyrjet e ndërtesave shumëbanesore dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre.

Rritje e investimeve në sistemin e ujitjes në fshatra. 

Shërbim këshillimor dhe trajnime për fermerët.

Hartimi i “Planit të Konservimit dhe zhvillimit për zonën historike të Gjakovës”.

E Inspektori – lajmërimi në kohë reale (24 orë) i parregullsive dhe përgjigje e mënjëhershme për rastet. 

Inspeksion që trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test