Kusari - Lila takon bjeshkataret e SH.B.A "Pashtriku" në Gjakovë - Bota Sot
Kusari - Lila takon bjeshkataret e SH.B.A "Pashtriku" në Gjakovë

Gjakova

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kusari - Lila takon bjeshkataret e SH.B.A "Pashtriku" në Gjakovë

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:23
Kusari - Lila takon bjeshkataret e SH.B.A "Pashtriku" në Gjakovë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, aktivitetet elektorale për ditën e sotme, i ka përmbyllur me takimin me bjeshkatar në SH.B.A “Pashtriku”.

Kryetarja Kusari Lila, ka përmendur angazhimin e vazhdueshëm gjatë qeverisjes lokale për përkrahjen e klubeve dhe shoqërive që merren me promovimin e natyrës dhe shëndetit.

“Edhe në mandatin e dyte, përmes projekteve që tashmë vetëm i kemi të siguruara, do të angazhohemi për më shumë hapsira të gjelbërta, për stazat e ecjes në pjesët rekrative të Komunës së Gjakovës, si dhe për promovimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit. Është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë edhe më shumë rreth aktiviteteve që zgjojnë interesimin dhe vetëdijen për promovimin e natyrës së bukur të Komunës së Gjakovës, por gjithashtu edhe për rëndësin që ka në jetën e secilit mbrojtja e ambientit. Ajo cka mbetet në fokusin tonë për katër vitet e ardhëshme është përpjekja maksimale që të ndërtojmë shtëpin e bjeshkatarëve, si vend I cili do ju shërbej bjeshkatarëve të Komunës së Gjakovës por edhe turistëve që vizitojnë Komunën tonë”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari Lila.

Nga ana tjetër kryesia e bjeshkatarëve “Pashtriku” shfaqi bindjen për vazhdimin e angazhimit për një Gjakovë të gjelbërt, me më shumë vende rekrative, si dhe me 15 Tetor, me rastin e ditës ndërkombëtare të ecjes, i bënë thirrje sidomos të rinjëve të Komunës së Gjakovës që të bashkangjiten në aktivitetet e SH.B.A “Pashtriku”, në mënyrë që të promovojnë së bashku turizmin dhe natyrën në Komunën e Gjakovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test