Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi prioritet për Gjakovën - Bota Sot
Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi prioritet për Gjakovën

Gjakova

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi prioritet për Gjakovën

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:48
LDK sot pasdite ka mbajtur fushatë elektorale në Gjakovë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot pasdite ka mbajtur fushatë elektorale në Gjakovë, me ç ‘rast kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka prezantuar kandidatin për kryetar Bekim Ermeni dhe potencoi se Ermeni meriton përkrahjen e gjithë qytetarëve të Gjakovës.

Ermeni sipas tij është një zgjidhje shumë e mirë, është njeri që ka dhënë kontribut të mrekullueshëm në një fushë shumë të rëndësishme të zhvillimit në këtë periudhë, jo vetëm në Gjakovë por edhe për Kosovë dhe se njerëzit e tillë duhet të përkrahen.

Sa i përket kritikave që ka marrë për qeverisjen e tij, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur asnjë keqpërdorim gjatë kohës sa ishte kryeministër i vendit. Madje ai duke aluduar në qeverisjen e tij ka thënë se qytetarët e Gjakovës duhet të parapëlqejnë një qeverisje të mirë e cila garanton prosperitet, pasi që sipas tij, një qeverisje e mirë reflekton në shtet dhe anasjelltas

Ai tha se si kryeministër kishte punuar për avancimin e Aeroportit të Gjakovës, mirëpo, me ardhjen e kryeministrit Haradinaj  ka shkarkuar edhe bordin e saj.

Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi duhet të jetë prioritet për kryetarin Ermeni

“Njerëzit të cilët dinë të zhvillojnë sfera të rëndësishme të ekonomisë siç është bujqësia dhe jo vetëm ajo primare, por edhe sektori përpunues i bujqësisë, sepse përmes kësaj ne do të zhvillojmë shumë të rëndësishëm këtu në Gjakovë, mirëpo do të nxisim edhe sektorë të tjerë përcjellës në mënyrë që ju që keni përvojat shumë të mëdha nga industria dhe që keni kulturë të punës të realizoni zhvillimin ekonomik dhe njerëzit e rinj e të reja t’ju sigurojmë ardhmërinë këtu në Gjakovë dhe në Kosovë. Sepse qeverisja në Gjakovë dhe qeverisja në Kosovë nuk e ka asnjë kuptim nëse ne nuk punojmë për të rinjtë tanë. Dhe unë mendojë se kryetari I ardhshëm I Gjakovës do ta ketë këtë si prioritet themelorë”, deklaroi Mustafa.

Ai shtoi se si Qeveri janë munduar ta përkrahin Gjakovën dhe siq tha ai e kanë ndjerë si përgjegjësi që ta përkrahin, qoftë në çështjen e rrugëve, të aeroportit, etj.

Mustafa tha se do të angazhohen që çdo potencial të angazhohet në të mirë të qytetarëve të Gjakovës dhe qytetarëve të Kosovës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Bekim Ermeni ka shpalosur edhe planin qeverisës duke premtuar avancim të tërësishëm të qytetit të Gjakovës, me fokus të veçantë zhvillimin ekonomik.

Ermeni është zotuar se ndër punët e para që do të bëjë nëse zgjidhet i pari i kësaj komune do të jetë krijimi i zyrave  profesionale, krijimi i Zonës së Biznesit, promovimi i diversitetit kulturor, përfundimi i rrugëve të Hasit, ofrimi i shërbimeve të nevojshme shëndetësore, në veçanti sigurimi i insulinës për fëmijët, subvencionet, si dhe trajtimi i ujërave të zeza dhe bashkëpunimi me komunat e tjera për çështje të rëndësishme.

Ermeni: Zhvillimi ekonomik është në rend të parë

"Zhvillimi ekonomik është e para. Do të punohet në rishikimin e taksave komunale duke insisituar në uljen e taksave në pronë, në reduktimin e taksave komunale në nivele që mbulojnë koston shërbimeve dhe në digjitalizimin e të gjitha pagesave komunale. Do të rrisim përformancën e projekteve komunale… Puna e parë që do të bëjmë në qeverisjen tonë është krijimi Zyrave jo improvizuese, zyrave profesionale me njerëzit më të mirë që ka Gjakova në mënyrë që paraja publike të shkojë aty ku duhet dhe projektet do të jenë profesionale. Krijimi zonës së biznesit do të jetë një aktivitet që në partneritet me biznesin dhe me pushtetin do të identifikoi lokacionin që të ofrohet një zonë për biznesin”, deklaroi Ermeni.

Ai më tej ka shtuar se LDK po profilizohet dhe zhvillimin ekonomik po e vendos të parin, bazë të zhvillimit të të gjitha komunave. Bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, shëndetësia, kultura, infrastruktura, sporti dhe administrata publike kanë me qenë të trajtuara mirë.

Ndërkaq, kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola ka ftuar qytetarët e Gjakovës ta përkrahin në mënyrë masive kandidatin Bekim Ermeni në mënyrë që qyteti të ketë perspektivë më të mirë. Ai ka vlerësuar lart punën e Ermenit, duke thënë se ai është shembull edhe për të tjerët.  Në fund, para të pranishmëve janë prezantuar edhe kandidatët asamblenë komunale për qytetin e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test