Limaj: Gjakova është në duar të sigurta me Fazli Hoxhën

Gjakova

Limaj: Gjakova është në duar të sigurta me Fazli Hoxhën

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:52
Nisma për Kosovën sonte ka shpalosur programin qeverisës për Komunën e Gjakovës.

Nisma për Kosovën sonte ka shpalosur programin qeverisës për Komunën e Gjakovës, ku kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka premtuar se me kandidatin e tyre për kryetar të komunës, Gjakova do të jetë në duar të sigurta.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj para elektoratit në Dushkajë, është shprehur i nderuar për kontributin që qytetarët e Gjakovës kanë dhënë për Kosovën, ndërsa shtoi se ndjehet i lumtur që dokumenti i parë që ka nënshkruar si ministër i Transportit është ai për rrugën e Dushkajës.

Ai ka thënë se kandidati i Nisma për Kosovën, Fatmir Hoxha është i gatshëm t'i shërbejë vendit të vet dhe ka se çfarë t'i jap Gjakovës dhe Kosovës, përderisa ka siguruar qytetarët e Gjakovës se çdo familje do të ketë së paku nga një anëtarë të punësuar.

Po ashtu, Limaj me këtë rast ka folur edhe rreth përplasjeve të fundit mes dy anëtarëve të subjekteve politike, për të cilat ka thënë se duhet të ndalet një qasje e tillë e cila e dëmton vendin.

"Përplasjet dhe rrënimet mes forcave politike nuk i ndihmojnë Kosovës. Ne si Nisma për Kosovën jemi orientuar të jemi zëri i njerëzve të varfër, të jemi zëri i pensionistëve, të jemi zëri i punëtorit... dhe i ftojmë edhe partitë e tjera të na bashkohen", u shpreh ai.

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Gjakovës, ka garantuar se do të përmirësojë mirëqenien e qytetarit të kësaj komune.

Ai tha se ka ardhur koha që qytetarët e Gjakovës të ndëshkojnë me votë të gjithë ata që nuk kanë mbajtur premtimet e tyre, ndërsa ka ftuar ata që të mbështesin Nisma për Kosovën në mënyrë që qyteti të përjetojë zhvillimin e merituar.

 "Ndër prioritet kemi planifikuar që të përfundoj infrastruktura, që ka mbetur rreth 30 përqind pa përfunduar. Kemi planifikuar digjitalizimin e sistemit të shëndetësisë. Ndër prioritetet tona është edhe lirimi i të gjitha bizneseve që mbështesin klubet e futbollit. Kemi planifikuar të mbjellim drunj të ndryshëm dhe më të mos quhet 'Gjakova e kuqe', por 'Gjakova e Gjelbër'”,  tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat