Veseli: Forca e ndryshimit do ta ndryshojë Gjakovën - Bota Sot
Veseli: Forca e ndryshimit do ta ndryshojë Gjakovën

Gjakova

E hënë, 18 dhjetor 2017

Veseli: Forca e ndryshimit do ta ndryshojë Gjakovën

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:11
Fushata e PDK-së në Gjakovë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë, ku kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se platforma e PDK-së është zhvillimi ekonomik, transparencë dhe llogaridhënia, ndërsa ka premtuar fond zhvillimor, bursa për studentë, taksa për biznese zero.

Po ashtu ai ka thënë se me kandidatin e PDK-së, Ramdan Hoti, Gjakova do të zhvillohet.

Veseli: Gjakova me PDK-në do të zhvillohet

“Do të jetë për katër vitet e ardhshme jo fitore e një partie demokratike, jo fitore e një burokracie, jo fitore e vetëm një individi, po do të jetë fitorja më e madhe e fuqizimit, modernizimit dhe zhvillimit ekonomik të Gjakovës suaj. Jam i sigurt se nuk ka asnjë qytet të Kosovës që ka më shumë nevojë për forcën e ndryshimit të PDK-së, se sa qyteti i juaj, qyteti i Gjakovës. Nuk ka qytet që ka më shumë nevojë për një qeverisje, e cila është ndryshe se sa komuna e juaj. Janë mburr shumë me Gjakovën dhe kanë fituar shumë nga Gjakova, por me keqardhje e them se kanë bërë ose shumë pak ose aspak. Vetëm kanë fituar shumë më shumë për tetën e tyre . Janë zgjedhur për të drejtuar për të drejtuar Gjakovën, por gjithë kohën, mendjen e trupin e kanë pasur jashtë Gjakovës. Gjakovën kanë lënë pas dore, e kanë braktisur, e kanë dëshpëruar besimin e juaj, të cilën ia keni dhënë që të ndryshojë jetën tuaj. Kë si soj i kanë lënduar shpresat, ëndrrat për një jetë më të mirë. Për PDK-në dhe qytetaret e Gjakovës është e pa pranueshme. Taksa komunale për biznese zero. Fond zhvillimor të punësimit veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, bursa për student”, tha Veseli.

Ai ka shtua se Gjakova shpesh herë është harruar dhe ka thënë se PDK-ja nuk njeh stagnim, dhe kanë vetëm një opsion, ecjen parapara në zhvillim ekonomik, të cilën e meriton Gjakova e gjithë Kosova.

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti u ka thënë gjakovarëve se është i gatshme t’i pranojë sfidat e raja dhe ka thënë se dyert e Komunës do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët pa dallim. Hoti ka thënë se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, llogaridhënia e të tjera.

Hoti: Do të jemi transparentë, do të luftojmë korrupsionin

“Ju e dini se unë vij nga një vend ku zakonet, traditat tona janë të rrënjosura thellë në secilën familje, në secilën individ, ku morali, fjala e dhënë dhe sinqeriteti gjithmonë më kanë paraprirë në jetën time. Do të jem transparent dhe komunikues me të gjithë. Dyert e mia do të jenë të hapura për secilin prej jush, në çdo kohë dhe bashkërisht të vendosim  për punët që do t’i kryejmë. Përmirësimin e shërbimeve komunale, de politizimin e administratës, luftimin e korrupsionit në secilin dikastere që do ta udhëheqim ne. Llogaridhënie dhe transparencë korrekte në menaxhimin e financave. Te zhvillimi ekonomik kemi paraparë, ndërtimin e zonës së lirë ekonomike, kujdese të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik dhe lehtësim të procedurave për biznese të reja. Ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve dytësore. Ndërtimi i stadionit të ri, përmes Partneritetit Publiko Privat në qytetin e Gjakovës që ka nevojë shum ë Gjakova për këtë. Investime në sektorët më të ndjeshme dhe më të çdo vendi, siç janë kultura, rinia, sporti, turizmi, arsimi, shëndetësia, kategoritë e dala nga lufta, invalid e veteranë”, tha Hoti.

Ndërsa, kryetari i degës në Gjakovë, Hajdar Beqa i ka ftuar gjithë qytetarët që ta mbështesin Ramdan Hotin, sepse Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe t’i kthehet shpresa e qytetarëve të Gjakovës, duke i besuar forcës së ndryshimit që sipas tij është PDK-ja. Ai ka përmendur edhe kohën kur Ramdan Hoti ishte nënkryetar i Gjakovës dhe se në atë periudhë janë bërë investime nga qeverisja e PDK-së.

Beqa: PDK-ja është forca e vetme e shpresës për gjakovarët

“Fillimi i ri do të jetë në shërbim të forcës së ndryshimit, PDK-së qytetarëve të Komunës së Gjakovës. Ne bashkë me strukturat e degës dhe kryetarin e partisë, zotin Veseli kemi nominuar për kryetar të Komunë së Gjakovës, njeriun që ka vlera, njeriu që dëshmoi se si duhet familja, kombi, një familje e ndritur që dha edhe heronjtë, një familje që në çdo kohë e dha provimin. Një njeri që ishte nënkryetar i Komunës dhe ishte në shërbim të gjithë juve me aq sa kishte mundësi. Gjakova ka pas një kryetare me korrespodence, nga 22 tetori do ta ketë Ramdan Hotin kryetar të rregullt”, tha Beqa.     

Ai i ka ftuar gjakovarët që të mbështesin dhe përkrahin kandidatin e PDK-së, Ramdan Hotin, pasi sipas tij me Hotin do të ndryshojë Gjakova. Ai e ka falënderuar edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, për mbështetjen që i ka dhënë strukturave edhe degës në Gjakovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test