Ministri Lekaj inspektoi disa projekte rrugore në komunën e Gjakovës

Gjakova

Ministri Lekaj inspektoi disa projekte rrugore në komunën e Gjakovës

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:35
Pal Lekaj në komunën e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot inspektoi disa projekte rrugore që janë duke u asfaltuar në komunën e Gjakovës.

Rrugët që po asfaltohen janë: Skivjan-Novosellë, rruga e fshatit Goden, e fshatit Damjan, si dhe rruga në qytet “Petro Nino Laurasi”.

“Sot bashkë me deputeten, me bashkëpunëtorët, si dhe kandidatin për kryetar komune Ardian Gjinin, jemi këtu për të inspektuar rrugën, Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 1.8 kilometra, ndërsa tërë projekti, ka vlerën prej 180 mijë euro, dhe punimet do të përfundojnë brenda 90 ditëve. Ka qenë domosdoshmëri e mëhershme”, tha Lekaj.

Ai tha se sot do të inspektojë rrugën për Goden, e cila ka një vlerë prej 800 mijë euro dhe gjatësi prej 12 kilometrash, si dhe në Damjan, ku janë duke u punuar 5.7 kilometra rrugë, dhe projektet do të përfundojnë brenda 60 ditëve.

“Ne këtu jemi në Gjakovë që t’ju themi qytetarëve, se kjo komunë do të përfitojë në vitin 2018, së pari autostradën Gjakovë-Klinë në vlerë prej 50 milionë, po ashtu kredia e marrë do të shfuqizohet, dhe ato mjete financiare prej 8.2 milionë do të jenë të buxhetit të Kosovës, nga Ministria e Infrastrukturës dhe do të hyjmë në marrëveshje me prioritet që do t’i ketë kryetari i cili do të zgjidhet nga qytetarët e kësaj komune. Ne realizimin e projekteve ne do të jemi pa ngjyrime politike, por jemi këtu që t’i themi komunës, zyrtarëve dhe qytetarëve të Gjakovës, që ne jemi të vendosur të kemi investime të fuqishme në Gjakovë sepse deri më tani ka pasur pak investime nga Qeveria”, tha ministri Lekaj.   

Ndërsa Ardian Gjini, tha se Gjakova po kthehet në hartën e investimeve, të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat