Dëmtohen banerët e Kusari-Lilës, reagon Alternativa - Bota Sot
Dëmtohen banerët e Kusari-Lilës, reagon Alternativa

Gjakova

E hënë, 18 dhjetor 2017

Dëmtohen banerët e Kusari-Lilës, reagon Alternativa

Nga: Bota sot Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:06
Banerët e kandidatës për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Dega e Alternativës në Gjakovë, shpreh shqetësimin në lidhje me dëmtitmet e vazhdueshme që po i bëhen banerëve të kandidatës për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

"Konsiderojmë se me këto veprime të huliganëve të partive politike, po tentohet të dëmtohet procesi demokratik dhe po shfaqet ana e vërtet e atyre që tentojnë të rikthejnë pushtetin në Komunën e Gjakovës", thuhet në reagim.

"Për dëmtimet e deritanishme Alternativa dega në Gjakovë do adresoj edhe ankesa zyrtare pranë PZAP-së, por për te treguar nivelin e demokracis dhe tolerancës në fushatën zgjedhore ju rikujtojmë kundërkandidatëve të Kryetares Kusari Lila, se edhe përkundër uzurpimit të shtyllave elektrike dhe vendosjes pa asnjë leje të posterëve gjithandej Komunës së Gjakovës, Alternativa nuk ka të organizuar asnjë grup militantësh partiak për të dëmtuar posterët e dikujt tjetër. Nëse kjo është shprehje mllefi për disfatat në programe dhe debate, atëherë është mirë që të merrni shembull nga Alternativa se si zhvillohet gara e drejtë dhe demokratike në proceset zgjedhore", thotv Alternativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test